Home » Sport » Konfirmohet interesimi i Galatasarayt për Shaqirin

Konfirmohet interesimi i Galatasarayt për Shaqirin

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, ka konfirmuar se gjiganti turk është i interesuar që ta transferojë anësorin e Baselit, Xherdan Shaqiri.

20-vjeçari është në fokus edhe të Bayern Munichut dhe Manchester Unitedit, mirëpo Terim shpreson që ta rrëmbejë atë në Stamboll.

“Pa dyshim që e dua Shaqirin. Ne kemi qenë të interesuar që nga korriku, por kësaj radhe jemi seriozë dhe aktualisht jemi duke negociuar me të”, u ka thënë Terim gazetarëve.

Ndërkohë, edhe presidenti i Galatas, Unal Aysal, ka konfirmuar se janë duke u mbajtur bisedime.

“Nuk e kam takuar vet Shaqirin, megjithatë, ua kam dhënë dritën jeshile përfaqësuesve të klubit dhe ata janë të përfshirë në negociata me Shaqirin”, ka deklaruar Aysal.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch