Para dy ditësh mbi 5 mijë tekste shkollore kishin arritur në Preshevë si donacion nga Republika e Kosovës. Por ende pa rënë në duart e nxënësve organet e policisë i kanë konfiskuar sot ato.
Banorët të revoltuar kanë thënë përderisa nuk kthehen tekstet , nuk do ti lirojnë fëmijët në shkollë.
Ndërkaq drejtori i kësaj shkolle Shkuri Ymeri ka thënë se tekstet duhet të kthehen pasi janë donacion ,dhe fëmijët e Luginës kanë nevojë për tekste shkollore.Gjatë aksionit të sotëm forcat e policisë disa herë kanë kërcënuar me arrestim edhe ekipin e RTP ,në rast të xhirimit të konfiskimi të librave.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës ende përballen me diskrimin në sferën e arsimit , pasi ministria e arsimit të republikës së Serbisë , nuk i pranon tekstet shqip nga Lugina apo Shqipëria.
Rtv Presheva