Home » Lajme, Vendore » Konjufca e Cakaj me deklaratë të përbashkët për Luginën e Preshevës

Konjufca e Cakaj me deklaratë të përbashkët për Luginën e Preshevës

Ministri i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka publikuar deklaratën e përbashkët me homologun e tij nga Shqipëria, Gent Cakaj. Të dy mbështesin koalicionin e partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës për zgjedhjet e prillit në Serbi.

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, thuhet në postimin e Konjufcës në Facebook.

Ky qëndrim vjen pas disa përplasjeve që i ka pasur Qeveria e kaluar e Kosovës dhe kjo e tashmja me qeverinë e Edi Ramës, për shkak të idesë së minishengenit të ballkanit, të iniciuar nga kryeministri Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch