Kryesia e Degës së PDSH-së në Leran për mes një konkluzioni drejtuar kanë kërkon unitet dhe të fuqizohet akti i bashkëngjitjes me Kosovë .Në këtë konkluzion thuhet se mospjesëmarrja e të gjitha subjekteve politike shqiptare në këto zgjedhje do të ishte një argument i fortë politikë për kushtëzimin e Serbisë në vazhdimin e bisedimeve për integrim në BE, por sipas tyre fatkeqësisht ndodhi ajo që në një mënyrë është pritur, që PVD e udhëhequr nga Riza Halimi përsëri del nga kontesti i përgjithshëm i rrjedhave shqiptare, që e vetmja ajo të jetë pjesëmarrëse e këtyre zgjedhjeve.
Rrethanat e krijuara pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare serbe, për datën 16 mars 2014, kanë krijuar një situatë të re politike në Luginën e Preshevës. U krijua përshtypja se për herë të parë në Luginë do të merret një vendim unanim historik i të gjitha subjekteve politike shqiptare. Mospjesëmarrja e të gjitha subjekteve politike shqiptare në këto zgjedhje do të ishte një argument i fortë politikë për kushtëzimin e Serbisë në vazhdimin e bisedimeve për integrim në BE, por fatkeqësisht ndodhi ajo që në një mënyrë është pritur, që PVD e udhëhequr nga Riza Halimi përsëri del nga kontesti i përgjithshëm i rrjedhave shqiptare, që e vetmja ajo të jetë pjesëmarrëse e këtyre zgjedhjeve. Por në anën tjetër me këtë veprim destruktiv, ajo e ka hapur një shteg të ri pozitiv për të gjitha partitë tjera. Nëse PVD edhe kësaj radhe si gjithmonë, është e drejtuar kundër interesave shqiptare të Luginës së Preshevës, atëherë ne nuk mundemi të mbetemi duarkryq. Propozimi i degës tonë është që më në fund ti dilet përpara vendosmërisht këtyre destrukcioneve të bashkëdyzuara të Qeverisë së Beogradit dhe Riza Halimit. Kemi bindjen se ka ardhur moment i duhur që të shkohet në aktin historik për shpalljen e Autonomisë Territoriale-Politike të Luginës së Preshevës, me të drejtë bashkëngjitjen me Republikën e Kosovës. Kjo do të jetë si pasojë e diskriminimit konstant që Qeverisë serbe, por mbi të gjitha si pasojë e Referendumit të vitit 1992 dhe luftës së armatosur të UÇPMB-së.
Pos në të drejtën historike duhet mbështetur edhe në Konferencën e vitit 1975 të HELSINKIT, e cila lejon ndryshimin e kufijve me mjete politike.
Kemi bindje të plotë se Kryesia e PDSH-së do ta marrë seriozisht këtë propozim tonin thuhet në konkluzionin e Kryesia e Degës së PDSH-së në Leran i nxjerrë nga mbledhja e mbajtur më 12.03.2014./RTP/