Home » Kulturë, Lajme » Konkursi X – Jubilar – i kulturës së gjuhës “Gjuhëtari i ri” 2012

Konkursi X – Jubilar – i kulturës së gjuhës “Gjuhëtari i ri” 2012

I nderuari Sevdail, fillimisht të përshëndes ngrohtësisht nga Prishtina. Duke dashur që të përfshihen sa më shumë nxënës të trojeve etnike shqiptare në konkursin e kulturës së gjuhës “Gjuhëtari i ri”, që e organizon Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës, pjesëmarrës të të cilit janë nxënës të shkollave tetëvjeçare (në Kosovë nëntëvjeçare – klasa VI-IX) në tri shkallë (shkolle, komune-bashkie dhe kombëtare), po të drejtohem me lutje që të na ndihmosh për t’u lidhur me organe arsimore të komunës së Bujanocit (eventualisht dhe të Preshevës). Besoj do të mund të na e sigurosh ndonjë adresë të ndonjë përfaqësuesi arsimor të komunës (mbase edhe duke ia përcjellë këtë material (në Attach)për rrjedhën e garës së sivjetshme, që është jubilare, zhvillohet për të dhjetin vit), me të cilin (cilët) pastaj do të komunikonim drejtpërdrejt.

Duke të kërkuar falje për ngarkesën, të përshëndes edhe në emër të shoqatës.

Miqësisht,

Sulejman Dërmaku

Prishtinë, mars 2012

        

Konkursi X – Jubilar – i  kulturës së gjuhës “Gjuhëtari  i  ri” 2012

 

  • Duke mbajtur parasysh gjendjen e palakmueshme për sa i përket zotërimit të shqipes standarde në të gjitha nivelet e arsimit, kjo dhe për shkak kushteve jo të favorshme  në të cilat është zhvilluar për më shumë se dhjetë vjet mësimi dhe veprimtaria e përgjithshme e arsimtarëve dhe nxënësve, sidomos  në shkollat e Kosovës;
  • kjo sidomos në Republikën e Kosovës, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Malin e Zi,
  • Duke mbajtur parasysh kufizimet në mësimin e shqipes standarde dhe përgjithësisht në zhvillimin e një komunikimi të kulturuar në shkollën shqipe për shkak të mostrajnimit për shumë vjet të mësuesve të klasave të ulëta dhe të mësuesve të gjuhës shqipe në klasat e larta të shkollës fillore e të shkollës së mesme të ulët;
  • Duke mbajtur parasysh motivimin e pamjaftueshëm të mësuesve për të zhvilluar një veprimtari më të ngjeshur në mbjelljen e dashurisë ndaj gjuhës dhe ndaj kulturës së gjuhës tek nxënësit, sigurisht edhe si pasojë e kushteve të vështira për këtë veprimtari;
  •  Duke mbajtur parasysh faktin se rrjeti  i  bibliotekave shkollore për shumë vjet qe varfëruar sistematikisht, qoftë për shkak të pamundësisë për ripërtëritjen e tyre me libra të rinj, dhe qoftë për shkak të shkapërderdhjes së fondeve të literaturës në to;
  • Duke mbajtur parasysh mundësitë e kufizuara (po dhe një shkallë të ulët të shfrytëzimit të atyre mundësive minimale) për veprimtari jashtëmësimore – në klube të gjuhës, në klube letrare, në qerthuj për kultivimin e fjalës artistike (në klube të dramës, në grupe recituesish) e në veprimtari të ngjashme;
  •  Duke mbajtur parasysh faktin se faktorët që mund të ushtronin një ndikim, qoftë edhe të tërthortë, në kultivimin e ndjenjës, po edhe në ofrimin e modeleve që mund të ndiqeshin e të ndiqen (aktorë, folës në radiotelevizion, udhëheqës politikë e shtetërorë, mësues të gjuhës shqipe, shkrimtarë e intelektualë të tjerë), krahas shkollës si institucioni themelor  i  formimit gjuhësor të nxënësve, – shpesh nuk arrinin të përmbushnin (po nuk arrijnë të përmbushin as sot)  këtë funksion të tyre (ose ndonjëherë vepronin dhe vazhdojnë të veprojnë negativisht në këtë drejtim);
    • Duke marrë parasysh domosdonë që të ngrihet niveli  i  kulturës gjuhësore të nxënësve e të të rinjve (dhe kjo edhe për shkak se me ngritjen e këtij niveli, ata do të përgatiteshin më mirë për të hyrë në bashkëmarrëdhënie me gjuhë të huaja që do të mësojnë, dhe me gjuhë të minoriteteve), sepse kjo në kohën tonë përbën një nga synimet kryesore të shkollës së reformuar;
    • Duke marrë parasysh trysninë e vazhdueshme nga fjalë të huaja, sidomos nga gjuha angleze drejtpërdrejt, po dhe nëpërmjet gojës së politikanëve, gazetarëve, “moderatorëve” të emisioneve televizive etj. mbi komunikimin në shqipen e mirëfilltë;
    • Duke marrë parasysh disa kërkesa nga individë e mjete mediale, shpesh të shqiptuara me një ashpërsi të paparë, – për rishqyrtimin e rrugës që u ndoq në standardizimin e shqipes, dhe për  “papërshtatshmërinë” e “paaftësinë” e shqipes standarde për të përmbushur funksionet e saj në komunikimin gjithëkombëtar; – si dhe
    • Duke mbajtur parasysh faktin  se një tufë veprimtarish, në kuadër të programit të punës  të Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës (sipas statutit) përbëjnë pikërisht shqetësimet për nivelin e kulturës së komunikimit dhe gjendjen e mësimit të shqipes e të zotërimit të saj, –

 

Në të gjitha shkollat fillore e të mesme të ulëta të Kosovës (dhe jashtë Kosovës), për nxënësit e klasave të gjashta, të shtata, të teta e të nënta, në bashkëpunim me mësuesit e gjuhës shqipe, me aktivet e mësuesve të gjuhës shqipe, me drejtorët e shkollave dhe me drejtuesit e departamenteve të arsimit në qendrat komunale të Kosovës (bashki e rrethe)– dhe jashtë Kosovës,– Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës do të organizojë Konkursin X -Jubilar-  të kulturës së gjuhës “Gjuhëtari  i  ri” 2012.

  

 

2. Si do të zhvillohet konkursi

 

2.1. Konkursi do të zhvillohet në tri shkallë:

a) në  shkallë shkolle, do të thotë gara e parë do të zhvillohet në kuadër të një shkolle fillore  ose  të dy-tri shkollave fillore, në qoftë se shkollat kanë numër të vogël nxënësish, për se do të vendosin përgjegjësit e arsimit në komuna dhe drejtorët e shkollave përkatëse;

 

b) në shkallë komune (bashkie), do të thotë nga dy deri pesë përfaqësues (fitues në garën në shkallë shkolle) do të marrin pjesë në konkursin në shkallë komune (bashkie), dhe kandidatët më të suksesshëm (2-5 – sipas “çelësit”), do të përfaqësojnë komunën (bashkinë)garën në shkallë vendi;

c) në shkallë vendi, do të thotë të gjithë përfaqësuesit (fitues në garat në shkallë komune (bashkie), sipas një “çelësi” që do të caktohet), do të mblidhen në Prishtinë dhe aty do të organizohet konkursi përfundimtar e do të shpallen fituesit e Konkursit X të kulturës së gjuhës “Gjuhëtari  i  ri” 2012 (çmimi  i  parë, çmimi  i  dytë dhe çmimi  i  tretë; dhe çmime të tjera për kandidatët e renditur nga numri 4 deri tek numri 12, po dhe për kandidatë jashtë Kosovës).

2.2. Konkursi do të zhvillohet sipas këtij orari (për të gjitha shkollat dhe për të gjithë kandidatët):

a) në shkallë shkollemidis datave 26  e  28 prill  2012;

 

b) në shkallë komune (bashkie, rrethi) gjatë muajit maj 2012, pikërisht më 19 maj 2012  (në qendrën e komunës a të bashkisë);

c) në shkallë vendi gjatë muajit qershor, dhe kjo më 15, 16 e 17 qershor 2012 (në Prishtinë dhe në ndonjë qendër tjetër).

Zhvillimi  i  konkursit në shkallë komune do të ndiqet nga përfaqësues të Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës (të autorizuar nga kryesia e saj)*.

3. Testet, hartimi dhe vlerësimi

 

3.1. Testet për konkursin në shkallë shkolle do t’i hartojnë dhe vlerësojnë aktivet e mësuesve të gjuhës shqipe në bashkëpunim me drejtorin e shkollës. (Për shkollat e qytetit të Prishtinës garën do ta organizojë ShGjShK.)

3.2. Testin për konkursin në shkallë komune (bashkie) do ta hartojë komisioni  i  veçantë i  Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës.

Testi i konkursit në shkallë komune (bashkie) do të jetë i njëjtë për të gjithë garuesit.

Testi do të bëhet publik në të njëjtën kohë në të gjitha qendrat e komunave (bashkive).

3.3. Vlerësimin e testeve për konkursin në shkallë shkolle do ta bëjë komisioni i formuar nga drejtoria e shkollës. Vlerësimi bëhet sipas “çelësit” që do të merret në Drejtorinë Arsimore të komunës (bashkisë).

Komisioni do të zgjedhë tre deri pesë kandidatët më të suksesshëm, të cilët do të marrin pjesë në garën në shkallë komune.

3.4. Vlerësimin e testeve për konkursin në shkallë komune/bashkie do ta bëjë komisioni i formuar nga Drejtoria e Arsimit (Arsimore) e komunës /bashkisë përkatëse (gjithashtu sipas “çelësit” që do të merret së bashku me testet).

Në komunën e Prishtinës, vlerësimin do ta bëjë komisioni i formuar nga ShGjShK.

3.5. Regjistri i kandidatëve (të caktuar), të cilët do të marrin pjesë në garën në shkallë vendi – duhet të dorëzohet në selinë e Shoqatës së Gjuhës Shqipe (ose të dërgohet nëpërmjet postës elektronike) – brenda datës 5 qershor 2012, nga përfaqësues të drejtorive komunale të arsimit (drejtpërdrejt ose në adresat elektronike).

3.6. Gara në shkallë vendi do të organizohet në Prishtinë dhe në ndonjë qendër tjetër të Kosovës (për se do të njoftohen drejtoritë e arsimit).

          

 

4. Pjesëmarrësit në konkurs

 

4.1. Numrin e pjesëmarrësve të konkursit në shkallë shkolle e përcakton drejtoria e shkollës, ose e shkollave, në qoftë se për dy-tri shkolla të vogla organizohet konkursi i përbashkët.

4.2. Numri i pjesëmarrësve në konkurs në shkallë komune/bashkie duhet të jetë 3-5 kandidatë nga një shkollë.

4.3. Numri i pjesëmarrësve në Konkursin X – Jubilar – të kulturës së gjuhës “Gjuhëtari i ri” 2012 në shkallë vendi, do të jetë si vijon: 9 kandidatë– Prishtina; nga 4 – Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Ferizaj; nga 3 – Vushtrria, Theranda, Besiana, Rahaveci, Burimi, Dardana, Klina, Drenasi, Lipjani, Deçani; nga 2 kandidatë – Skenderaj, Malisheva, Vitia, Fushë-Kosova, Kastrioti,  Kaçaniku, Shtimja, Dragashi, Artana, Juniku, Shtërpca.* Nga 3 kandidatë –  komunat/ bashkitë nga Shqipëria (Durrësi, Tropoja, Korça); Presheva, Bujanoci; Ulqini; Tetova dhe Çairi-Shkup**.

Gjithsej – 83 kandidatë (nga Kosova) dhe 24 kandidatë (jashtë Kosovës), gjithsej – 108 kandidatë.

 

5. Çmimet

 

5.1. Çmimet për tri vendet e para:

– në shkallë shkolle do t’i  caktojë dhe do t’i  japë shkolla;

– në shkallë komune/bashkie – do t’i  caktojë dhe do t’i  japë Drejtoria e Arsimit e komunës (bashkisë);

– në shkallë vendi – do t’i  caktojë dhe do t’i japë Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës, në varësi nga mjetet financiare që do të sigurojë.

 

6. Fushat e kulturës së gjuhës për testin

6.1. Testet do të hartohen në bazë të materies mësimore të gjuhës shqipe, të parashikuar me kurrikulën e shkollës fillore, dhe në bazë të teksteve (gramatikave e librave të tjerë që përdoren në kuadër të literaturës së domosdoshme për lëndën “Gjuhë shqipe”).

Disa nga fushat gjuhësore që do të përfshijnë testet, duhet të jenë:

  • drejtshkrim (përdorimi  i  shkronjës ë, përdorimi  i  apostrofit në shkrim, përdorimi i shkronjës së madhe, shkrimi  i  fjalëve njësh e ndarazi; shkrimi i trajtave të shumësit të pashquar e të shquar të emrave që formojnë këto trajta me ndërrime brenda temës (djalë/djem; dorë/duar), me ndërrime të tingujve fundorë ose me prapashtesa të veçanta -(e)nj, -j, -ër etj.);
  • morfologji (shumësi  i  emrave, lakimi, folja – trajta mënyrore e kohore, sidomos të foljeve të veçanta (dhe të parregullta), përdorimi  i  drejtë  i  trajtave të mbiemrave e të përemrave, përdorimi i trajtave të shkurtra të përemrave, lakimi  i  disa përemrave e mbiemrave veçan dhe bashkë me emrin…);
  • fjalëformim (fjalë të para, të prejardhura e të përbëra – fjalë të përngjitura e kompozita; tema e fjalës, rrënja, parashtesa, prapashtesa, mbaresat…);
  • sintaksë (ndërtime fjalish nga grupe fjalësh të caktuara, fjalia minimum – zgjerimi i fjalisë; lloje të fjalisë – sipas ndërtimit gramatikor, sipas modalitetit, sipas strukturës – fjali me “kallëzues foljor të përbërë”, fjali “me një gjymtyrë kryesore”; fjalia e përbërë – lidhëzat dhe llojet e marrëdhënieve që shprehin ato;  përemrat lidhorë – përdorimi dhe funksioni  i  tyre në fjali…; gjymtyrë të dyta të fjalisë; gjymtyrë të  veçuara; bashkime fjalish të thjeshta në një fjali të përbërë…);
  • shkathtësi komunikimi (ndërtime fjalish nga elemente leksikore të dhëna; zëvendësime elementesh leksikore e ndërrime të rendit të fjalëve, zgjerime dhe zvogëlime të grupeve emërore e foljore; zëvendësime trajtash foljore – mënyrore e kohore, përdorimi  i  formave të pashtjelluara – zëvendësimi  i  tyre me forma të lidhores /sinonimike/ …);
  • ese e shkurtër (në ndonjë temë të lirë, të zgjedhur nga ato që caktohen në teste)…

 

Adresat elektronike (E-mail) të drejtuesve të konkursit:

 isabajcinca@yahoo.com; shefkije_islamaj@hotmail.com; (shefkije_islamaj)

 sulejmandermaku@hotmail.com

 

Në këto adresa mund të merren  dhe informacione plotësuese.

Kryetari i shoqatës,

Prof. Isa Bajçinca

 

 

Udhëzim për Drejtoritë e Arsimit (Arsimore) të komunës (bashkisë, rrethit)

 

Drejtoritë që vendosin për të marrë pjesë në këtë konkurs, duhet të marrin përsipër disa veprime, që janë të domosdoshme për inkuadrimin në këtë garë.

1. Duhet të njoftojnë (me postë elektronike ose me telefon) kryesinë e Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës, se do të marrin pjesë – brenda datës 15 prill 2012;

2. Duhet të organizojnë (në bashkëpunim me drejtorët e shkollave) garën në shkallë shkolle. Të gjitha veprimet – hartimin e testit dhe vlerësimin e zgjedhjen e kandidatëve për garën në shkallë komune, do ta bëjnë komisionet e zgjedhura nga drejtorët e shkollave ose nga aktivet e mësuesve të gjuhës shqipe;

3. Duhet të organizojnë garën në shkallë komune (bashkie…):

a) të formojnë një komision për hartimin e testit (dhe të “Çelësit”),

b) të formojnë një komision (tjetër) për vlerësimin e testit dhe çmimet për kandidatët më të mirë dhe të zgjedhin kandidatët më të mirë (numri për secilën komunë a bashki është përcaktuar në pikën 4.3.),

c) ditën e zhvillimit të garës në shkallë komune a bashkie (19 maj 2012) duhet të shkarkojnë nga interneti TESTIN që do t’ua dërgojë komisioni përgjegjës i ShGjShK-së, ta shumëzojnë dhe të zhvillojnë garën OSE: duhet të dërgojnë një përfaqësues të autorizuar, për të marrë TESTIN (dhe “Çelësin”) për garën – në një pliko të mbyllur (po më 19 maj 2012, në orën 9,oo deri 9,3o) në Institutin Albanologjik të Prishtinës, të cilin, ta shumëzojnë dhe t’ia japin komisionit përkatës për të zhvilluar garën,

ç) të dërgojnë (me postë elektronike ose në një mënyrë tjetër) emrat e kandidatëve (dhe pikët e arritura), të cilët do të marrin pjesë në garën në shkallë vendi;

4. Të organizojnë udhëtimin deri në Prishtinë të nxënësve pjesëmarrës në garën në shkallë vendi (më 15 qershor 2012, arritja para orës 11,oo ) dhe të shoqëruesve të tyre. (Pjesëmarrësit nga qendra jashtë Kosovës, sidomos të largëta, – mund të vijnë në Prishtinë më 14 qershor 2012, pasdreke, natyrisht duke njoftuar më herët sa veta vijnë dhe kohën e mbërritjes. Ata duhet të paraqiten në Institutin Albanologjik).

 

 

5. Të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Prishtinë i heq ShGjShK.

 

Kryesia e Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës, u shpreh falënderime të gjithë atyre që do të ndihmojnë në organizimin e këtij konkursi, që zhvillon Sesionin Jubilar – të Dhjetin, të gjithë drejtuesve të veprimtarisë arsimore në komuna e bashki dhe pjesëmarrësve në garë, të cilët i mirëpresim dhe të cilëve u urojmë sukses në konkurs dhe mirëseardhje në Prishtinë.

 

 

SHËNIM.

Kryesia e shoqatës synon të organizojë ndonjë veprimtari shoqëruese (takim me letrarë, orë letrare – me pjesëmarrje edhe të nxënësve krijues, ndonjë vizitë jashtë Prishtinës…), për se do të njoftoheni me kohë.

 



* Garën në shkollat e qytetit të Prishtinës dhe në komunën e Prishtinës do t’i organizojë kryesia e Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës, në  bashkëpunim me disa mësues të gjuhës shqipe.

* Numri i kandidatëve nga komunat/bashkitë, mund të shtohet, në marrëveshje me kryesinë e shoqatës.

** Nga qendra të mëdha – Durrësi, Tetova … mund të shtohet edhe ndonjë kandidat – në marrëveshje me kryesinë e shoqatës.

7 Responses

  1. valon haliti thotë:

    disa nga pytjet qe na bin nesi kisha pas munsi mi dit

  2. fitore thotë:

    disa nga pytjet nese do te kishte mundesi ti caktoni per kl e shtat ?

  3. Kris thotë:

    1.Sa pyje do te jen ne test?
    2.A do te jen pytjet te njejta te kl.9 me ato te 8 apo 7 ?!

  4. Tina thotë:

    Dua te di kur do ti jepni rezultatet per Gjilanin ?

    • KosovaLindore thotë:

      Ne fund te artikullit i ke imejlet qe mundeni t’iu drejtoheni per ate qe po kerkoni, ne japim ate qe na ofrojne artikullshkruesit tane, Ju deshirojme mirkuptimin tuaj dhe te tjerëve.

  5. REKOMANDIM!! thotë:

    hello,

    Unë jam Z. Henry Goh, shefi Operative (COO) e Fidelity kompaninë e financave, FIDELITY COMPANY FINANCAVE është një legjitime dhe Qeveria Firma aprovuar e kredisë.

    Ne u japim kredi nga varg prej $ 1,000 deri në $ 90.000.000. Kreditë tona janë siguruar mirë dhe siguria maksimale është prioriteti ynë në një normë interesi prej 2%, ne ofrojmë kredi për individët si dhe organizatat që kanë qëllimet e shtëpive rinovimin dhe institucioneve, konsolidimin e borxhit, refinancing dhe gjithashtu ngritjen e veshjet e biznesit. Ne jemi firmë ndërkombëtare kredisë që ka ofruar kredi për individët dhe firmat e ndryshme në Evropë, Azi, Afrikë dhe pjesë të tjera të botës. Ne u japim nga kredia në dollarë ($) dhe GBP (£) dhe çdo monedhë e zgjedhjes suaj.

    Kredi në dispozicion ne ofrojmë janë,

    * Kredi personale (Sigurt dhe të pasigurta)
    * Kredi Biznesi (Sigurt dhe të pasigurta)
    * Kredi Kombinimi
    * Kredi Konsolidimi dhe shumë më tepër:

    Ju pritet që të na informoni për shumën e kredisë e saktë kërkuar që të na mundësojnë të siguruar ju me kushtet e kredisë dhe Marrëveshja, në qoftë se jeni të interesuar në mbledhjen e kredisë në firmën tonë do të kthehet tek ne për hollësi të mëtejshme.

    Henry Goh,
    Shefi operativ (C.O.O)
    Fidelity Financa
    EMAIL; fidlfin@live.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch