Home » Opinione » Konteksti politik i agresivitetit dhe kërcnimeve të Daçiqit dhe Nikoliqit për rrënimin e Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

Konteksti politik i agresivitetit dhe kërcnimeve të Daçiqit dhe Nikoliqit për rrënimin e Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

Shkruan: Mr. Nehat Hyseni

Se kërcnimet e tërbuara antishqiptare janë metodë dhe formë veprimi dhe performanse politike të akterëve të skenës politike serbe, nuk paraqesin asgjë të re, këtë e din çdo shqiptari që ka lindur dhe jeton nën zgjedhën barbare të pushretit serb.
Andaj, as kërcnimet aktuale të premierit Daçiq për rrënimin e lapidarit të UÇPMB-së nuk paraqesin risi. Gjithashtu, as bashkëngjitja e presidentit Nikoliq në
kampanjën dhe kërcnimet e Daçiqit nuk na befason, sepse kjo poltikë e urrejtjes së tërbuar antishqiptare i solli ata në pushret.
Mirëpo, ky pushtet nuk është duke e kënaqur Nikoliqin, i cili mezi pret për ta gjetur ndonjë pretekst për të krijuar ndonjë avancim më të madh të mbështetjes
politike që do ta rriste avantazhin ndaj SPS-it të Daçiqit. Dhe në momentin që do të sigurohej Nikoliqi se mund t’i arrij objektivat e këtillë të avantazhit politik, ai
menjëherë do të ishte i gatshëm për t’ i shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi. Kjo do t’ i siguronte “heqjen qafe” të premierit Daçiq si partner koalicioni të SNS-it të presidentit Nikoliq. Sepse, mos të harrojmë se Daçiqi ishte personi i cili vendosi se a do të vij në pushtet ish partneri i tyre i koalicionit DS-i i Tadiqit, apo SNS-i i Nikoliqit.
Dhe këtë fakt e dijnë të gjithë. Por, gjithashtu e dijmē të gjithë edhe faktin se Daçiqi, poqese e prishë koalucionin aktual, mund ta risjellë në pushtet sërish ish partnerin e vet DS-in të cilin e udhëheq kryetari aktual i Beogradit, Gjillasi. Pra, gara politike midis kreut politik të Serbisë, ose më mirë të themi, e partnerëve aktual të cilët e qeverisin tani Serbinë, do të jet exashpër dhe “hamletiane”: për jetë a vdekje.
Tmerri i kësaj gare të pamëshirëshme midis këtyre forcave të errëta politike, ish liderët e të cilave u dënuan në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë për krime kundër njerëzimit, tani është duke u zhvilluar në garën kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i shpallur dëshmorët e lirisë si “terrorista” dhe duke u kërcnuar se “do ta rrënojnē me dhunë lapidarin”.

Mos të harrojmë se pushteti serb u kêrcënua kohë më parë gjithashtu edhe kundër Pllakës Përkujtimore të Aqif Efendiut në Novi Pazar, i cili organizoi dhe udhëhoqi luftēn për mbrojtjen e Sanxhakut nga hordhitë barbare serbo – çetnike kah fundi i Luftës së dytë Botërore. Në kujtesën e kësaj popullate ai konsiderohet “shpëtimtar” i tyre .
Por, edhe përkundrejt kërcnimeve serbe, ajo mbeti e paprekur edhe sot e kësaj dite, sepse populli boshnjak i Sanxhakut e konsideron hero të vet kombëtar, këtë figurë historike (me origjinël shqiptare).

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch