Home » Lajme, Vendore » Kontigjenti i parë me ndihma nga Presheva është nisur për në Shqipëri

Kontigjenti i parë me ndihma nga Presheva është nisur për në Shqipëri

Shqiptarët nga Komuna e Preshevës, sot ka filluar me grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Durrës dhe Thuman.

Edhe pse ishte paraparë që të grumbullohen ndihma që së paku të mbushet një kamion transportues, në fakt është tubuar një sasi e madhe e ndihmave ushqimore, higjienike dhe atyre të veshëmbathjeve, ky kontingjet niset drejt Shqiprisë dhe pritet që brenda ditës së nesërme të shkojë edhe një kontigjent me gjëra ushqimore e veshmbathje për vëllezërit e motrat shqiptare që sot kan nevojë si asnjëherë më parë.

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi i ka falenderuar qytetarët e komunës së Preshevës që po kontribojnë në grumbullimin e ndihmave për vëllezërit tanë në Shqipëri.

Postimi i plotë:

“Faleminderit qytetarëve të komunës sonë që po solidarizohemi me vëllezërit tanë në Shqipëri, me rastin e termetit që ndodhi në mëngjesin e ditës së djeshme.

Sot kemi nisur maunën e parë për në Republikën e Shqipërisë, ndërsa aksioni ende vazhdon.

Faleminderit edhe vullnetarëve që po kontribojnë me orë të tëra në grumbullimin dhe përgaditjen e ndihmave për në Shqipëri.

Shqipëri jemi me ty!”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch