Home » Lajme » Koreografi i Ansamblit Shota nga Prishtina, Dilaver Kryeziu po bën parapërgatitjet për pjesëmarrje të shoqërisë kulturo- artistike Rexho Mulliqi në Festivalin Saranda 2011

Koreografi i Ansamblit Shota nga Prishtina, Dilaver Kryeziu po bën parapërgatitjet për pjesëmarrje të shoqërisë kulturo- artistike Rexho Mulliqi në Festivalin Saranda 2011

Profesori Kryeziu vlerëson lartë entuziazmin dhe angazhimin e të rinjve preshevarë për të punuar sa më bukur vallet tradicionale autoktone. Gjatë deklaratës për Televizionin Presheva koreografi, Dilaver Kryeziu ka rikujtuar se kjo trevë ka kulturë dhe traditë shumë të mirë për artin skenik me theks të veçantë për vallen shqiptare. 14 çifte valltarësh, rapsod, këngëtarë dhe instrumentalist po bëjnë provat finale për pjesëmarrje në festivalin mbarë shqiptarë që do të mbahet në fund të kësaj jave në qytetin e Sarandës. Shoqëria kulturo artistike Rexho Mulliqi gjatë periudhës gjashtë mujore të këtij viti kalendarik ka prezantuar Preshevën në disa festivale dhe manifestime të mbajtura në qytete të ndryshme të Kosovës. Pikërisht për këtë organet kompetente janë këmbëngulëse për të ndihmuar shoqërinë në fjalë me qëllim të afirmimit të vendit tonë në mënyrën sa më të mirë.
RTV Presheva

If your teen’s instagram profile is private, and they share a photo to twitter, which is a public account, then http://celltrackingapps.com anyone will still be able to see that picture

2 Responses

  1. luginana thotë:

    Luginaa thot mire demek Z.Dilaveri osht i Shotes, i mson horen mir, i knon,vallet burimore, te Presheves, jo allahile mos te shkojn Sarande si ne Kacanik, allahile gazi u dheut, do pelerina, komte ne hor kurqysh, ritem allatyrce, alla ruse, ai horatari me pelerin tkuqe vec sillet pa figura, pa stilizim, me krah. Allahile msoni hapin ship, te hores te presheves.

    shnet luginaa

  2. Ferdane Alidemi/Bajrami thotë:

    E pershendes Perzemersisht te nderuarin DILAVER KRYEZIU i cili me punen e tij te pa lodhshme pi tregon mbar botes se jemi nje popull me tradit dhe kultur te lart.
    Aty ku e thrret populli dhe aty e gjen …
    Faleminder Dilaver per kontributin e juaj jeni nder me te miret.
    Ferdane Alidemi/Bajrami

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch