Home » Lajme, Ndërkombëtare » Korrigjimi i kufijve u kujton boshnjakëve marrëveshjen Cvetkoviq-Maçek

Korrigjimi i kufijve u kujton boshnjakëve marrëveshjen Cvetkoviq-Maçek

Ish zv.ministri i brendshëm në Bosnjë, Emir Sulagiq, ka shkruar një artikull për “korrigjimin e kufijve” në median arabe “Al Jazeera”.

“Kur flitet për korrigjimin e kufijve më shumë se Kosova preket një vend tjetër: Bosnja dhe Hercegovina,” përcjell.

Në gusht 1939, kryeministri i Mbretërisë Jugosllave, Dragisha Cvetkoviq, dhe lideri i politikanëve kroatë, Vladko Maçek, arritën një marrëveshje në të cilën Bosnja dhe Hercegovina ndahej dhe do ekzistonte si entitet administrativ autonom, me një të tretën e rajonit nën Kroacinë dhe pjesa tjetër e aneksuar nga Serbia. Marrëveshja njihet si Cvetkoviq-Maçek.

Kur u pyet Maçek pas Luftës së Dytë Botërore për atë se çfarë parashihte marrëveshja për popullatën myslimane të Bosnjës, ai u përgjigj: “Ne u morëm vesh rreth Bosnjës, sikur aty të mos ekzistonin myslimanët. Dhe kjo ishte ajo që ne vepruam.”

Pra, një “precedent i Kosovës do të nxiste nacionalistët serbë dhe kroatë për të gllabëruar Bosnjën dhe Hercegovinën dhe popullatën e saj myslimane”, vijon më tej Sulagiq.

Për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mjaft skeptikë janë edhe mediat gjermanofone si “Die Presse”, “Der Standard” dhe “Der Spiegel”.

“Kontesti i ri për kontrollin e korridoreve është garantuar me tërheqjen e vijave etnike. Megjithatë, nga kjo nuk është e paargumentuar frika për efektin domino në Maqedoni dhe Bosnjë,” shkruajnë mediat e lartëpërmendura.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch