Home » Lajme, Sport » Kosova dhe Mali i Zi kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1

Kosova dhe Mali i Zi kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1

Përballja mes malazezëve dhe “Dardanëve” është zhvilluar pa pranin e shikuesve pasi që skuadra malazeze ishte e dënuar nga UEFA.

Futbollistët e Kombëtares sonë, ishin ekip më i mirë në gjitha statistikat, por jo edhe sa për të marrë trepikëshin e rëndësishëm nga ky udhëtim.

Djemtë e Kosovës e dominuan lojën në pjesën e parë, duke u shfaqur ekip më rrezikshëm, ndërsa goli i epërsisë erdhi në minutën e 23-të përmes Milot Rashicës, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushi.

Duhet cekur Kosova nga minuta e 34-të luajti pa yllin Arbër Zeneli, i cili për shkak të një lëndimi u detyruar ta lëshojë fushën.

Edhe në fraksionin e dytë, ishte Kosova skuadër që kontrolloi lojën në terren, por ndëshkimi erdhi në minutën e 69-të përmes Mugosa, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, futbollistët e Kombëtares sonë, bën presion të madh drejt portës kundërshtare, por pa mundur të gjejnë rrugën e golit të fitores.

Përfundimisht Mali i Zi dhe Kosova ndajnë pikët, dhe për skuadrën tonë ky është barazimi i dytë në këto kualifikuese.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch