Home » Sport » Kosova fitoi ndaj Moldavisë me rezultat 1-0

Kosova fitoi ndaj Moldavisë me rezultat 1-0

Kosova i ka dhënë fund në Nations League me fitore në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 1-0 Moldavinë.

Kjo është fitorja e parë e ‘Dardanëve’ pas 10 ndeshjeve me radhë, ku kishte pësuar tetë humbje dhe ka barazuar dy herë.

Pas ndeshjes, ka folur edhe heroi i Dardanëve, Lirim Kastrati, golashënuesi i vetëm në këtë mbrëmje.

“Shyqyr që pas 10 ndeshjeve fituam, s’ka rëndësi unë apo kush ka shënuar, me rëndësi fitorja dhe atmosfera që u rikthye në Kombëtare”, tha Kastrati për RTK-në.

“Sa më shumë që luaj nisi edhe të kem më shumë besim në vetvete, më shumë dhe të bëj ndeshje të mirë. Natyrisht se edhe nuk jam i kënaqur sepse kam pasur mundësi të bëjë më shumë. Më rëndësi është që na është kthyer atmosfera në Kombëtare”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch