Home » Sport » Kosova-Haiti me barazim 0-0

Kosova-Haiti me barazim 0-0

Futbolli Mitrovice 2014Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me barazim ndeshjen historike, miqësoren kundër Haitit, që ishte takimi i parë ndërkombëtar nën monitorimin e FIFA-s. Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë që kishte marrë pamjen e një stadiumi evropian, ishte arena e përballjes së parë historike ndërkombëtare të përfaqësueses kosovare.

Ekipi vendas tregoi më shumë nga loja në fraksionin e parë. Fillimi ishte i ndikuar nga emocionet, por me kalimin e minutave, ata filluan të tregoheshin një skuadër e qëndrueshme. Kosovarët nuk u ndalën së sulmuari, ata bënë presion, e dominuan gjysmëlojën e parë, krijuan shumë raste, mirëpo goli mungoi.

Shpëtim Hasani dhe Ilir Azemi i patën rastet më të mira për ta kaluar Kosovën në epërsi, mirëpo kur skuadrat shkuan në pushim, rezultati ishte ai i fillimit, 0-0.

Ndeshja nisi me një ritëm të mirë nga të dyja palët, edhe pse tereni ishte jo i mirë për shkak të shiut që ka rënë para ditën e sotme. Rastet me të mira i pati përfaqësuesja e Kosovës, ku disa herë lojtarët vendas u gjenden përballë portierit mysafir por nuk arritën të shënojnë.

Në minutën e 12-të të lojës ishte Shpëtim Hasani, ai që gjuajti në port pas një sulmi nga ana e djathë por portieri haitian ishte në vend.

Në minutën e 21-të, Shpëtim Hasani fitoi një gjuajtje dënimi, pasi një mbrojtës i Haitit e ndaloi në mënyrë të parregullt.

Por, krosimi i Kristian Nushit nuk gjeti asnjë nga bashkë-lojtarët e tij për ta rrezikuar seriozisht portierin Zeferin.

Rasti më i mirë ishte në minutën e 28-të kur Shpëtim Hasani u gjend përball portierit tëHaitit, por në tentim për të kombinuar me Ilir Azemin, mbrojtja e Haitit largoi topin nga zona para portës.

Edhe Ilir Azemi në minutën e 38-të u gjen para portës së zbrazur por që nuk arriti të shënoj nga afërsia.

Në Stadiumin ”Adem Jashari”, në Mitrovicë u zhvillua  ndeshja e shumëpritur e përfaqësueses së Kosovës me kombëtaren e Haitit. Kjo ndeshje e rëndësishme për historinë e sportit kosovar u përcollë  nga rreth 17 mijë simpatizues, të cilët me plot entuziazëm brohoritëshin për të preferuarit e tyre.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch