Home » Lajme, Sport, Vendore » KOSOVA I JEP LAMTUMIRËN E FUNDIT FADIL VOKRRIT

KOSOVA I JEP LAMTUMIRËN E FUNDIT FADIL VOKRRIT

Në përcjellje të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me nderime shtetërore, kryetari i FFK-së së Kosovës Fadil Vokrri u varros sot.

Fadil Vokrri, 57-vjeçar, ndërroi jetë të shtunën në mëngjes, pas një sulmi në zemër.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit për sportin e Kosovës.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë nga Kosova Shqipëria e Maqedonia, përfaqësues të partive politike, zyrtarë e udhëheqës të klubeve sportive nga rajoni e më gjerë, sportistë dhe qindra qytetarë.

Në ceremoninë e varrimit të ish kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ikonës së sportit kosovar, Fadil Vokrri ishin të pranishëm një numër i madh qytetarësh, familjarë, miq dhe liderë politik.

Në varrimin e të ndjerit mori pjesë edhe legjenda e Kroacisë dhe Milanit, Zvonimir Boban.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch