Home » Lajme, Vendore » Kosova jep 450 mijë euro për kulturën në Luginë

Kosova jep 450 mijë euro për kulturën në Luginë

Musli - ShalaMe qëllim të mbështetjes së qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe të Bujanocit, ministri i Kulturës së Kosovës, Kujtim Shala së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Jonuz Musliu, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Përmes këtij memorandumi dhe atij të nënshkruar dy javë më parë, siç transmeton KP, Ministria e Kulturës do të investojë 450 mijë euro për kulturën në Luginën e Preshevës dhe në Bujanoc.

Kryetari i KKSh- në Preshevë, Jonuz Musliu cilësoi se ky memorandum është bashkëpunim për të cilin kanë nevojë qytetarët e Luginës.

“Ky memorandum bashkëpunimi është historik për luginën dhe Kosovën se po fillojmë themelet e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Preshevës. Kosova është e interesuar që shqiptarët e luginës të jetojnë siç e meritojnë qytetarët e tjerë. Qeveria e Kosovës është dorë e zgjatur e shqiptarëve të luginës së Preshevës. Lugina e Preshevës tani ka nevojë”, tha ai.

Ndërsa ministri Shala tha se do të punohet që sa më shpejtë Kosova ta funksionalizoj pjesën e saj që i përket nga marrëveshja e bërë me Shqipërinë për lirimin e një fondi të përbashkët për Luginën.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch