Home » Lajme, Vendore » Kosova Lindore nuk ka nevojë për lëmoshë

Kosova Lindore nuk ka nevojë për lëmoshë

Lëvizja “Vatra” ndien  indinjatë  të  thellë me shumën  simbolike që është ndarë, apo që janë   zotuar  të japin qeveritë e dy shteteve , gjoja për  zhvillimin  ekonomik të Kosovës Lindore,  pyesim dy kryeministrat e dy shteteve  amë çfarë zhvillimi ekonomik mund të bëhet me këto para të premtuara.

Ju të nderuar pushtetarë  të Shqipërisë  ndatë  rreth 400.000 € për një park të  Graqanicës, ndërsa për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ndahen nga 50.000€.

Vallë a do të plotësohen nevojat apo kërkesat e kësaj pjese me këtë shumë simbolike që Ju keni ndarë?

Të gjithë kanë besuar që dy shtetet do të ndajnë një fonde të dinjitetshëm e jo një shumë minore si kjo që kanë  ofruar dy qeveritë Shqiptare, që me shumë i ngjanë ne lëmoshë se sa një fondi zhvillimorë.

 

Më 11.01.2014

         Sektori për Informim i Lëvizjes “Vatra”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch