Home » Lajme, PDK, Vendore » KOSOVA LINDORE SOLIDARIZOHET ME DHEMBJEN E POPULLIT AMERIKAN

KOSOVA LINDORE SOLIDARIZOHET ME DHEMBJEN E POPULLIT AMERIKAN

Partia Demokratike Kombëtare, me shqetësim të thellë është duke i përcjellë fatkeqësitë e mëdha, të cilat po ua sjell uragani “sandy”, banorëve të Bregut Lindor të SHBA-ve, duke u shkaktuar dëme materiale dhe viktima në njerëz.

PDK me rastin e stuhisë, e cila ka vënë në rrezik sigurinë e miliona qytetarëve amerikanë, i shpreh ngushëllime Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barack Obama dhe popullit amerikan, duke ndjerë keqardhje dhe njëkohësisht duke u solidarizuar me dhembjet e tyre.

“Shqiptarët e Kosovës Lindore e ndiejnë në shpirt e zemër dhembjen për fatkeqësinë natyrore, e cila ka goditur Amerikën dhe popullin e saj, në mesin e të cilëve gjenden edhe shqiptarët, të cilët krah për krah amerikanëve do t’i tejkalojnë këto fatkeqësi natyrore, thuhet mes tjerash në mesazhin e ngushëllimit drejtuar presidentit Obama dhe popullit amerikanë, të nënshkruar nga kryetari i PDK-së, z. Nexhmedin Saqipi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch