Home » Lajme, Rajonale » Kosova me përmendore që përjetësojnë kriminelët serbë

Kosova me përmendore që përjetësojnë kriminelët serbë

Pejë, Mitrovicë – Thellë në perëndim të Kosovës, midis një lokaliteti ku banojnë serbët, ndodhet një përmendore, e cila lartëson burra që bënë krime ndaj shqiptarëve në luftën e zhvilluar gjatë viteve 1998-1999. Njerëzit që e kanë ngritur, në të, e përshkruajnë veten si të gjallë të vdekur.

Përmendorja e shtrirë në rreth një ar hapësirë, rri e ngritur në cep të rrugës që përshkon fshatin Gorazhdec të Pejës, i banuar me serbë. Uji në një fontanë të vënë aty, ishte ngrirë të mërkurën, sikur edhe në një çezmë, aty pranë. E nacionalizmi nxehet nga përmbajtja në pllakën përkujtimore dhe nga flamuri i Serbisë që i rri sipër, i vendosur në një kryq të metaltë.

“Nuk është aq e tmerrshme të vdesësh, sa është e tmerrshme të jetosh i gjallë i vdekur”, shkruan në pllakën e përmendores.

Pasohet me një rresht tjetër, sipër emrave të gravuar të burrave dhe një gruaje, të cilëve u është bërë lapidari. Ka këtë përmbajtje: “Viktima të terroristëve shqiptarë”.

Pllaka përmbyllet sërish me një fjali. Në të shkruan: “Keni vdekur duke na mbrojtur neve”.

Nuk është vetëm ky në Kosovë. Ka shumë të tillë. Ndër më të mëdhenjtë është edhe një i ngritur në brigjet veriore të lumit Ibër në Mitrovicë, aty tek ura kryesore e qytetit që lidh pjesët e ndara etnikisht. /KOHA.net/

One Response

  1. rema thotë:

    Po kshtu te ishte shkruar ne lapidarin e UQPMB si kta ekan shkrujtur ne mesin e kosoves ane kosoven lindore serbi mendon drish ne tokat e babadem po frik kamiardhun koha kuginus preshevus per vet me vedos .keto lapidar te serbe duhet mishiku mashum e jo neper vorre-

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch