Home » Lajme » Kosova miraton vendimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Kosova miraton vendimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, theksoi se zhvillimi i Autostradës Prishtinë -Gjilan-Dheu i Bardhë paraqet një projekt me rëndësi në rrjetin infrastrukturor.

“Ky drejtim rrugor lidhet me drejtimet kryesor rrugore të Evropës Juglindore, Autostradën 6 Prishtinë-Hani i Elezit dhe Autostradën 7 Morinë- Merdar, si dhe me korridorin e 10 në Serbi. Ministria e Infrastrukturës është në fazën përfundimtare të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch