Home » Histori, Lajme » Kosova në UNESCO – imperativ shqiptar !

Kosova në UNESCO – imperativ shqiptar !

A mund  të kemi parasysh se futja e Kosovës në UNESCO ,   sa i përket vlerës historike  është  baras me shpalljen e pavarësisë së saj? A mund ta kuptojmë  ,që  hyrja e Kosovës në UNESCO është IMPERATIVi  ynë ? A e dimë  që me futjen e Kosovës në UNESCO  , vuloset edhe trashëgimia e jonë historike  .
trashegimia-e-jone-historike-1                        

Shqiptarët ortodoks në  Kishën e Graçanicës

Miq të nderuar , qeveritarë të nderuar ne duhet të jemi kryekëput në shërbim të hapit të madh historik ,të futjes së Kosovës në Unesko . Kosova në Unesco është detyrim kombëtar , shtetëror dhe qytetar .

E dimë shumë mirë para dy viteve se sa aktive ishte propaganda serbe kundër Kosovës në Unesco ; ajo që tani e ka  filluar sulmin e saj medial  dhe diplomatik kundër Kosovës , vetëm e vetëm që të pengojë ; sa më shumë të pengojë. Ne , nëse heshtim edhe kësaj here , ashtu si në 2015-ën nuk meritojmë asgjë .
Nëse ne e harrojmë se  zanafilla e jonë e ka kaluar 10 mijë vjetshin , nëse ne e harrojmë se kush ishim dhe i themi vetës se kemi ardhur këndej pari jo ma herët se viti 1389 , e mendoni që Unesco do të na do në mesin e saj ?

Futja në Unesco është “luftë “ votash; ai që është më i bindshëm fiton. Ne , ku jemi ? Europa e di  fort mirë se kush jemi dhe sa jemi dhe sa vlejmë si popull. Europa e di shkëlqyeshëm të kaluarën tonë historike ;por edhe Serbia e di  edhe këtë, që robërimi osman i 500 vjetëve të kaluara e ka gërvishtur trurin tonë dhe që ne deri diku e kemi harruar se kush ishim dhe kush jemi sot. . Ah , Serbia … po ajo e di  forte mirë se sa të lehtë që jemi .!  Ne nuk guxojmë ta harrojmë vetveten siç  e e kishim harruar dikur.

Unesco do prova.   Unesco   të gjitha i di ; por ajo mundohet të   aktualizoj  “ se shqiptarët  janë përshëndetur me të kaluarën osmane “,  dhe se  janë të vetëdijshëm për të kaluarën e tyre mijëra vjeçare para-osmane .  Jo,më kot ne  duhet t`i dokumentojmë  se jemi  të denjë që trashëgiminë tonë historike dimë dhe mundemi ta ruajmë , dhe se nuk na duhen tutorët për këtë punë .  Dhe në rast dështimi të dytë  mos të kërkojmë  fajtorin dikund tjetër , sepse vet do të jemi farkëtar të fatit tonë historik që të futemi nën ombrellën botërore të qiellit dhe tokës historike së cilës i takojmë.
Shikoni hartat  arkeologjike të Kosovës , dhe e shihni se ato përkundër tkurrjeve , asimilimeve , mohimeve dhe vetëmohimeve territoriale  ende mund të llogariten si trashëgimi   e cila  mund t`iu  dorëzohet   shqiptarëve dhe të vetëqeverisin me to.
Shqipëria duhet të harrojë “problemet” e brendshme dhe të ngrit zërin fuqishëm për Kosovën në UNESKO. Kisha Autoqefale e Shqipërisë nuk guxon të heshtë. edhe ajo e ka fjalën e saj të madhe dhe me peshë . Kisha Katolike e Kosovës duhet të jetë zëdhënëse e trashëgimisë së saj .
Akademitë e dy shteteve , Institutet historike  të të dy shteteve shqiptare duhen të jenë shumë aktive.  Heshtja na vret !

Fahri Xharra,10.01.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch