Home » Lajme, Opinione » Kosova në UNESCO, Nikoliqi kërcon me luftë !

Kosova në UNESCO, Nikoliqi kërcon me luftë !

Fahri Xharra 2014-2Në pamundësi diplomatike për ta evituar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, liderët serbë kanë nisur ta ashpërsojnë fjalorin dhe të kërcënojnë me konflikte dhe luftëra në qoftë se Kosova arrin të anëtarësohet, me arsyetimin se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë do të jetë në duar të gabuara. Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç në një tryezë diskutimi përpara diplomatëve të huaj në Beograd ka thënë se pranimi i Kosovës në UNESO ndikon negativisht në dialogun Prishtinë-Beograd, si dhe e përgatit terrenin për një konflikt të ardhshëm.
Zoti Nikoliq dhe e gjithë Serbia e mashtruar nga propaganda kishtare pravosllave serbe mendojnë që me çdo kusht të mbrojnë të vjedhurën ,përvetësuarën dhe çfrytëzimin e të huajës për të vetë,
“Imagjinoni sikur në vendet e juaja, trashëgiminë kulturore ta posedojë dikush që nuk e ka krijuar dhe vazhdimisht tenton ta shkatërroj.- iu thoshte Nikoliqi ambasadorëve të huaj në Beograd , duke harruar të thotë “ imagjinoni sikur dikush të vij në vendet tuaja dhe të përvetëson tërë atë që e ka krijuar historia e juaj. “ Shqiptarët janë në vështirësi të mëdha – kisha thënë unë.
Në Kosovë ruhet kutura e vjetër autoktone dardano-shqiptare por edhe trashëgimia europiane e një nisme të civilizimit të saj dhe një vrapi të madh i një qytetërimi unik botëror.

Kosova ishte vendi i vetëm në Europë që pas një pushtimi 500 vjeçar otoman që edhe për 100 vjetë të tjera iu ndërrua pushtuesi ; i cili vetëm shkatërroj identitetin shqiptar mijëra vjeçar të kësaj toke por edhe e përvetësoi kulturën dhe trashëgiminë e saj mijëra vjeçare.

Nëse me ndërmjetësimin e Bashkësisë Ndërkombëtare , Kosova pranoi që të futet në bisedime me Serbinë për të rregulluar çështjet ordinere që janë të zakonshme pas çdo lufteje : Kosova nuk do të lëshoj pe dhe të mohon të tërë atë që historia shqiptare ia la trashëgim.

“Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para europianizimin shqiptar . Gjeografia, shkenca më kokëfortë na dokumenton që ne jemi europian, pasi banojmë në ato troje ku më para banonin ilirët kjo pasohet nga histori e cila nuk jep asnjë dëshmi ardhjeje nga ndonjë fis tjetër europian në kronikat e kronikanëve greko-romak. Kultura merret si element bazë i identitetit të një kombi dhe pikërisht ky fat e bën kulturën antike pjesë të studimit tonë e kjo, sepse kultura antike është pasaporta autentike e kulturës kombëtare.- e thotë Kadare . Por kësaj gjeografie i shtohet edhe arkeologjia atëherë dihet pronari .
Bota e di shumë mirë dëmin që na e ka shkaktuar otomanizmi !

“Nëse shikohen me kujdes burimet historike të kohës, si dhe gjetjet arkeologjike, është e qartë se këtu kemi të bëjmë me përvetësimin serb të monumenteve të kultit iliro-shqiptar të periudhës romake e bizantine, një dukuri që është bërë praktikë që nga koha e sundimit nemanjid. Me fjalë të tjera, monumentet kryesore të kultit të krishterë në Kosovë, të cilat sot konsiderohen kisha apo manastire ortodokse serbe, si Kisha e Manastirit të Deçanit, Graçanica, Shenjtorët Mihal e Gabriel në rrethe të Prizrenit, Kisha e Zojës Prenë në Prizren, kompleksi i Patrikanës së Pejës, Kisha e Shën Shtjefnit në rrethet e Mitrovicës, janë të moçme, si për shqiptarët autoktonë, ashtu edhe për serbët pushtues në Kosovë, meqë deri më sot, nga studiues seriozë, askush nuk e mohon faktin se kishat dhe manastiret në fjalë janë ndërtuar, rindërtuar apo meremetuar mbi themelet e monumenteve të moçme të periudhës romake e bizantine “- e shkruan J.Dranqolli.

Përgjegjësve të UNESCOS dhe shteteve që na mbështesin për “ Kosovën në UNESCO “ iu rikujtojmë se
” Kisha e Manastirit të Deçanit është vepra më e madhe që ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro–dalmate e ardhur nga bregdeti. Në arkitraun e portalit jugor të narteksit gjendet edhe mbishkrimi i gdhendur i arkitektit shqiptar atë Vita Kuçi – Cuci. Për jetën dhe veprën e tij, kohëve të fundit, në regjistrat e Arkivit Historik të Kotorrit, kemi gjetur njoftime interesante. Sipas një të dhëne që del nga zyra noteriale e Kotorrit, françeskani atë Vita Kuçi ishte rektor apo kryemurg i kishës “

Edhe këte s`duhet harruar :” Gjithashtu, edhe Manastiri i Shënjtorëve Mihal e Gabriel është ndërtuar mbi një kishë të moçme dardane të periudhës së antikitetit të vonë. Rindërtimi është bërë rreth vitit 1348. Kontribut të madh në ndërtimin e tij kanë dhënë tregtarët katolikë raguzianë, që jetonin e
vepronin në Prizren. “Arkeologët, në rrënojat e këtij manastiri, kanë zbuluar fragmente interesante të artit bizantin, romanik dhe gotik. Ajo që tërheq më tepër vëmendjen është mozaiku, që nuk ka ndonjë paralele me ndonjë mozaik të punuar në Serbi, veçse më shumë i ngjan mozaikut në pagëzoren e katedrales Santa Maria në Firence. Në kishën e këtij manastiri ruhet dhe varri i kryezotëruesit shqiptar, Strazimir Balsha, nga viti 1372. “

Ekspertët e UNESCOS e dine shumë mirë që “Në fillim të shek. XIII u ndërtua Kisha e apostujve në Pejë. Në të vërtetë, kjo kishë, që sot gjendet në kuadër të kompleksit të kishave të Patrikanës së Pejës, sikur këto dy të parat, është rikonstruktim i një ndërtimi të moçëm, të cilit iu dha forma e ndonjë kishe të kohës. Në fasadat e kësaj kishe, me një anijatë, vërehet edhe mënyra romanike e punimit, stilit në të cilin u realizuan objektet sakrale në bregdetin dalmatin dhe shqiptar. Mënyra e punimit me gurë të imët dhe të gdhendur, elementet perëndimore të stilit romanik, romaniko–gotik, dalin në të gjitha objektet e karakterit sakral, të ndërtuara gjatë gjithë mesjetës së zhvilluar në Kosovë. “

Ekspertët e Unescos e dine edhe kate: “Rrënimet dhe përvetësimi e kishave të moçme nga pushtuesit e mëvonshëm serbë, si dhe nëpërkëmbjet e priftërinjve shqiptarë, ndiqen edhe përmes dokumenteve të shkruara të kohës. Vargu i tyre është i gjatë. Janë mbresëlënëse njoftimet e shkrimtarit anonim nga viti 1308; letra e bujarëve shqiptarë dërguar papës, Gjoni XXII, në vitin 1319; relacioni i dominikanit Guillelmus Adae, arqipeshkëv i Tivarit rreth vitit 1330; Kodit të Dushanit nga vitet 1349, 1354; letërpendimi i perandorit Dushan, dërguar papës Inoçenti VI në vitin 1354, etj Njoftimet zyrtare të kancelarive dhe noterive, që vijnë nga këto qendra, sidomos kur bëhet fjalë për veprimtarinë ekonomike dhe organizimin e jetës në këto anë .

Shteteve që janë ende të pa vendosur për “Po , Kosova në UNESCO “ iu themi që në këtë aspekt, sipas letrës së papës Benedikti XI, nga viti 1303, përmendet Kisha famullitare në Rudnik, Rogozinë, Graçanicë dhe Trepçë. Gjithashtu, edhe në letrën e papës Klementi VI, nga viti 1346, përmenden një sërë kishash famullitare katolike në trevat e Kosovës së sotme. Vargu i tyre nis me kishën famullitare në Prizren, për të vazhduar me kishën famullitare në Novobërdë, Janjevë, Kopriç dhe Ostrac. Shumë kisha katolike mesjetare në Kosovë zihen ngojë edhe në relacionet e burrave të shquar të kishës papnore gjatë shekujve XVI–XVIII. Qenia e disa kishave që u përmenden më sipër provohet edhe nga dokumentacioni i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, në Prishtinë.”

Etnogjeneza e shqiptarëve, si etni, shihet e ndërlidhur me Pellazgët, një si perandori me shumë mbretëri, ndër të cilat më të rëndësishme janë ajo dardane me Trojën, mbretëria maqedone, ajo epirote, si dhe mbretëritë ilire. Ky kundrim, nuk e dëmton teorinë e deritanishme ilire, pos që e plotëson në kuadrin e perandorisë pellazge, që ishte botërore dhe themel i qytetërimit antik. Nga trashëgimia pellazge lindën dhe u zhvilluan edhe dy perandoritë e mëdha: ajo e Romës (nga Dardanët, Galabrët dhe Etruskët) si dhe Bizanti (kryesisht nga dardano-ilirët).
Jusuf Buxhovi e thotë : Zemërimi i historianëve dhe i akademikëve serbë është i arsyeshëm, se për herë të parë, ndeshën me një historiografi, e cila rrënon gënjeshtrat e tyre rreth shqiptarëve, me të cilat ata kanë ushqyer edhe programet e njohura hegjemoniste kundër shqiptarëve, me të cilat politika serbomadhe ka ushtruar katër gjenocide kundër shqiptarëve (i pari në vitet 1877/8, i dyti në vitet 1912/’13, i treti në vitin 1944/45 dhe i katërti në vitin 1998/’99). Historianët serbë i ka zemëruar teza pellazge, pastaj pamja e rolit shtetfromues në Bizant, si dhe mohimi i shtetit mesjetar serb në Kosovë, që nuk ka ekzistuar kurrë (pos zhupanive dhe organizimeve të tjera fisnore-fetare, që i kanë pas edhe të tjerët). Po ashtu, akademikët serbë i ka hidhëruar së tepërmi, se në Kosovë nuk ka pas kishë ortodokse serbe, por vetëm krishterim të ritit katolik apo ortodoks, dhe se shqiptarët, krishterimin e kanë marrë nga shekulli i tretë, ndërsa sllavët në shekullin dhjetë. Kjo çështje demanton mitin për Kosovën djep “shpirtëror serbë” dhe të ngjashme, me të cilat historiografia serbe është plot e për plot dhe për fat të keq ia ka dalë të mashtrojë edhe qendrat e vendosjes, dje, por edhe sot… Janë, pra faktet, që më mbrojnë nga akuzat serbe, fakte këto që edhe ata i dinë, por nuk dëshirojnë të heqin dorë prej tyre, ngaqë u bie koncepti hegjemonist serbomadh, me të cilin edhe sot e gjithë ditën përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin dhe veçmas shqiptarët. “
Pra , përfundimisht Kosova në UNESCO !
Referencat ; shtypi ditor serb , shtypi i Kosovës , librat e jusuf Buxhovit dhe shkrimet e J.
Dranqollit

Fahri Xharra, 19.10.15
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch