Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Kosova pranohet në WCPT ndërkaq Serbia përjashtohet

Kosova pranohet në WCPT ndërkaq Serbia përjashtohet

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë (World Confederation for Physical Therapy – WCPT).

Ajo që ishte më e rëndësishme, është fakti që Serbia u përjashtua për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ndaj Konfederatës Botërore të Fizioterapisë.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Bekim Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Kosova pranohet në WCPT. Nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Konfederaten Botërore të Fizioterapisë – World Confederation for Physical Therapy (WCPT) . Pas një punë disa vjeçare në Shoqatën e Fizioterapisë së Kosovēs dhe themelimit me ligj të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, organizimit dhe forcimit të saj, sot është arritur antarësimi i plotë në Organizatën më të madhe botërore të Fizioterapisë.  Në Kuvendin e WCPT në Gjenevë sot Kosovën e përfaqesoi kryetarja e OFTK-së znj. Dafinë Ibrahimi-Kaquri e cila ngriti flamurin e Kosovës në podiumin e Konfederatës Botërore të Fizioterapisë. Është kjo një e arritur e madhe e shëndetësisë tonë e cila u bë e mundur falë vizionit dhe punës së vazhdueshme në ngritjen e profesionit të fizioterapisë duke respektuar standardet botërore dhe bashkpunimit të OFTK-së me Odat tjera , me Organizaten Evropiane të Fizioterapisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Urime të gjithë kolegëve të fizioterapisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch