Home » Lajme, Sport, Vendore » Kosova shënon fitore 2:0 kundër Malit të Zi

Kosova shënon fitore 2:0 kundër Malit të Zi

Kosova ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër Malit të Zi në kualifikimet për Euro 2020, duke e vazhduar ëndrrën e kualifikimit.

Golin e parë në minutën e dhjetë të ndeshjes e shënoi Amir Rrahmani ndërkaq të dytin Vedat Muriqi. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova është në të njëjtin grup kualifikues për Kampionatin Evropian me Çekinë, Anglinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Ekipi Kombëtar i Kosovës që është vetëm një pikë larg vendit të dytë në kualifikimet për EURO 2020, do të ballafaqohet sërish me Çekinë dhe Anglinë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch