Home » Lajme » KosovaLindore.Com – Preshevë: Nesër në Preshevë do të mbahet seanca e Këshilltarëve Shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

KosovaLindore.Com – Preshevë: Nesër në Preshevë do të mbahet seanca e Këshilltarëve Shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Sipas informacioneve tona, nesër në ora 11.00 në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës do të mbahet seanca e Këshilltarëve Shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ku do të diskutohet për situatën politike dhe të sigurise në Kosovën Lindore.
Sipas njoftimeve që disponojmë, nga kjo seancë do të dilet me një Deklaratë Politike ku do ti bëhet me dije faktorit relevant ndërkombëtarë për problemet e grumbulluara për shumë kohë të cilat edhe përkundër angazhimeve të faktorit politik shqiptarë në këto treva, ende nuk kanë gjetur zgjidhje.
Gjithashtu pritet që nga kjo seancë t’i drejtohet edhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës që ta ngrisin zërin e arsyes për ngritjen e zërit të tyre për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës duke u respektuar parimi i reciprocitetit të tyre me të drejtat e serbëve në veri të Kosovës.
Gjithashtu në këtë seancë do të diskutohet edhe për problemet që janë paraqitur rreth përfaqësimit të regjistruesve për regjistrimin e popullatës dhe pasurisë familjare.

Before making your http://pro-essay-writer.com/ decision, do some research

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch