Home » Lajme » KosovaLindore Gjithesesi do te jete KOSOVE e bashkuar.

KosovaLindore Gjithesesi do te jete KOSOVE e bashkuar.

1. Si mendoni zotri Adili,Protestat qe u banen ne kosovalindore dhe qe do
te jete protest e 3 rradhes me 28Nentor rreth flamurit kombetare a do te
kete zgjedhje per kosovalindore,a do te mirren parasysh keto protesta tek
komuniteti serb.

Z.Adili:Te gjitha protestat qytetare, edhe ato te rradhes, qe do te mbahen, me
28 Nentor 2011, per nder, jo vetem te Flamurit Kombetar,por edhe te Pavaresise
Kombetare te Shqiperise, te asaj Shqiperie, jo te Rrudhosur (me 28 mije km
katrore), por te Shqiperise se 4 (kater)vilajeteve shqiptare: 1. Te Vilajetit te
Kosoves, me kryeqender Shkupin, ku benin pjese edhe Presheva dhe Bujanoci dhe
edhe Toplica,2. Te Vilajetit te Manastirit, 3. Te Vilajetit te Janines dhe 4. Te
Vilajetit te Shkodres, me mbi 78 mije kilometer katrore, ku ne Qeverine e Parete
Shqiperise, krahas Kryeministrit Ismail Qemali nga Vlora, Minister i Financave
ishte Luigj Gurakuqi nga Vilajeti i Shkodres, Minister i jashtem ishteIsa
Boletini nga Mitrovica e Vilajetit te Kosoves, Minister i Mbrojtjes dhe Komandant
i AKSH (Armata Kombetare Shqiptare) ishte Mehmet Geralla ngaGradeci i Gostivarit
te Vilajetit te Manastirit dhe Muhamet Rushiti (nga Cameria) e Vilajetit te
Janines.Pra, protestat qytetare dhe edhe kombetare shqiptare, ne Kosoven Lindore
(Presheve, Medvegje dhe Bujanoc) duhet ta kene Platformen e tyre Politike,qe ka
qene dhe mbetet Referendumi i vitit 1992, ku shqiptaret e Kosoves Lindore
(Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit), jo vetem permes referendumit te tyre
plebishitar, por edhe permes djerese e gjakut te bijeve e bijave me te mira te
UCPBM ( Ushtria Clirimtare e Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit), u shprehen per
Autonomine Politiko-Territoreiale, me te drejten e ribashkimit te tyre me
Kosoven.Prandej, gjykoj se ne kete rruge dhe forme demokratike te luftes per liri
e ribashkim kombetar duhet te vazhdojne protestat e rradhes,edhe protestat e 28
Nentorit 2011, te shqiptareve te Kosoves Lindore e te Shqiperise Verilindore, te
pushtuar e te kolonizuar nga pushtuesit ekolonizatoret e shekullit te ri serb, te
kamufluar me emrin demokrate.

2.çfar do te ndodh mes presheves,Bujanocit,Medvegjes ne kuader te kosoves
kur qeveria serbe kerkon Mitrovicen.

Z.Adili:Kam deklaruar, para dy vjetesh se, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, por
kursesi jo Mitrovica Veriore dhe “Gazi Voda” (Uji i Tharet) i Kosoves,le t’i
ribashkohen Serbise dhe Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) le t’i
ribashkohen Kosoves, sepse ndarja ka ndodhur ne vitin 1952,kur Tito (Tajna
Internacionalna terroristicka Organizaciaj) dhe serbet, per te rritur numrin e
popullsise serbe ne Kosove, Kosoves ia bashkangjiten dy komunat serbe, Leposaviqin
dhe Zubin Potokun, dhe nga ana tjeter Kosoves ia shpekupten Presheven, Medvegjen
dhe Bujanocin, si nyje nevralgjike midis Serbise dhe edhe Greqise…… Gjithashtu,
menjehere pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves, kam deklartuar: Ndarja e Kosoves dhe loja domino!Qendrim ky qe, ma kane kundershtuar te gjithe politikanet zyrtare
(servile) shqipfoles, te Tiranes, te Prishtines, te Shkupit, te Pegradit dhe te
Podgorices,nder te cilet edhe Presidenti i Republikes se Shqiperise, Zoti Bamir
Topi.

3.çeshtja e dialogut mes serbis dhe kosoves gjdo mbledhje refuzohet(Shtyhet)

Z.Adili:Te gjitha keto “refuzime” dhe “shtyerje” qe po ndodhin, nuk jane asgje
tjeter pervec se lojna politike dhe lufte berrylash midis Serbise dhe veglave te
sajshqipfolese ne Kosove, nder te cilet eshte edhe Zoti Hashim Thaci me Co, prandej
as nuk ia vlen qe une te humbas kohen t’ime te arte me kesi horrash.

4.Qfar zgjidhje eshte duke ber qeveria serbe,kur Ivanovic deklaron Po na lëndon Beogradi!

Z.Adili:Presidenti serb, Boris Tadic, para disa muajsh shqiptareve iu kerkoi qe te
uleshin Tirana dhe Beogradi dhe perfundimisht te zgjidhnin padrejtesite e tyre
historike, dhe askush nuk iu pergjigj Zotit Tadic, pervec mua, Kryetarit te Frontit
Demokratik te Bashkimit Kombetar (FDBK), leter te cilen ju dhe te gjithe lexuesit e
tuaj mundeni ta lexoni permes: www.fdbk-online.org

5.Mendoni se serbia gjdo dit e me shum eshte duke humbur intergrimin ne bashkimit europian

Z.Adili:Perkundrazi…. Une mendoj se Serbia ka qene dhe eshte e ledhatuara e
Perandorise se Re, me emrin Unioni Evropian.Dhe ne shqiptaret perfundimisht duhet te
zgjohemi nga kjo letargjia e gjumit te Ariut, ku na kane futur marionetat tona
shqipfolese te Tiranes,te Prishtines, te Tetoves, te Presheve-Bujanocit dhe edhe te
Ulqinit dhe edhe te Camerise, Sanxhakut dhe Toplices.

6.Protesat e organizuar në Gjilan, është vazhdimësi e protestave në kërkim
të sa më shumë të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, dhe
Medvegjë. Ndërkaq, në protestën u kërkua që Lugina e Preshevës, ti
bashkangjitet Kosovës.

Z.Adili:Protestat per liri e pavaresi kombetare te Kosoves Lindore (Presheves,
Medvegjes dhe Bujanocit) duhet te zhvillohen vetem nePresheve, ne Medvegje dhe edhe
ne Bujanoc, dhe jo ne Gjilan apo…., sepse revolucioni (lufta per liri e pavaresi
kombetare)nuk eksportohet nga nje vend ne vendin tjeter. Per kete gje, deshmia me e
mire ka qene veprimtaria e revolucionarit Ernesto Ce Guevara,viktimes se teorise
absurde te aventurierit Vide Kastro te monstres, as mish dhe as peshk, me emrin
Kube.

Intervist:Natyran Iseni/13.10.2011/: Ju faliminderit Zotri Gafurr Adili intervisten e dhen:

Z.Adili:Gjithashtu edhe une vellau im Natyran Iseni, ju dhe stafin tuaj te
lartnderuar nga une, si dhe edhe te gjithe lexuesit tuaj shume te repsektuar,ju
pershendes vellezerisht e shqiptarisht, me deshiren t’ime me te madhe qe, 28
Nentorin e vitit 2012 bashkarisht ta kremtojme me nje Shqiperi te Ribashkuar, me
kryeqender te saj Tiranen, Piemontin e Shqiperise Etnike, siq e ka quajtur Tiranen
Heroi yne Kombetar, Mr. Ukshin HOTI.

After all, while 50% of adults are concerned with sharing information, only 9% of teens share spy phone app in http://cellspyapps.org those concerns

One Response

  1. aga ban) thotë:

    po nqofse duhet te luftohet per te u basahkuar shqiptaret me ni shtet ne ish ushtart e ucpmb se jemi te gatshem per teimbrojtur trojet tona stergjishore po deri se keto patriotat me batarija hapin partija te reja e tapercajn familjarizmin e popllin nuk mendoj se arrim dishka me partija po me pun eme bashkim mujm me arrit amanetin e vllezrve tan te cilt dhan jeten po kta patrijotat dojn meja hup gjakun e derdhur te atinve po me partija nuk mbrohet na me luft kena fitu po ne tavolin na tradhtun eleni partit po filloni me ceshtjen eksaj popullarte se e humbem rinin emos ti humbmi te gjitha se denimi majmadh osht i popllit ekur te denoje poplli dihet oti ipartijes se re kthehu ka keblja vec vazhdo ti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch