Home » Lajme » Kosovari Veseli paraqitet për Manchester Cityn

Kosovari Veseli paraqitet për Manchester Cityn

Ryan McGivern dhe Shaun Wright-Phillips shënuan dy golat e fitores për Manchester Cityn, në një turne në SHBA, kundër skuadrës Club America. Djelmoshat e Mancinit treguan një lojë të mirë, ndërsa në fushë u dallua shumë sulmuesi boshnjak Edin Xheko. Në fanellën e Cityt, që kësaj radhe ishte me kuq e zi, u paraqit edhe kosovari me nënshtetësi zvicerane, Frederik Veseli. Ai është vetëm 18 vjeçar dhe luan për të rinjtë e Zvicrës.

Madje, Frederiku ishte më meritori për shënimin e golit të dytë, por u tregua shumë i mirë edhe në fazën e mbrojtjes.

City do të marrë pjesë përgjatë tri javëve në turne të ndryshme, ku pritet të zhvillojë edhe shumë ndeshje miqësore, raporton Indeksonline.

Consumerism, credit, and direct deposit have taken a http://www.pro-homework-help.com lot of that magic away

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch