Home » Lajme, Opinione » Kosovë 2018: Viti i “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, i heroit kombëtar Adem Jashari dhe i Pavarësisë

Kosovë 2018: Viti i “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, i heroit kombëtar Adem Jashari dhe i Pavarësisë

Nga Skënder S.KAPITI

Viti 2018 përkon me tre përvjetorët më të rëndësishën në historinë e lavdishme të popullit martir dhe heroik të Kosovës që janë: 13 Qershori i vitit 1878- 2018,140 vjetori  i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; 5,6 dhe 7  Marsi 1998-2018, 20 vjetori i Epopesë së Lavdishme të  Komandantit  legjendar Adem Jashari  si dhe 17 Shkurti i Vitit 2008- 2018; si  10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

I kujtojmë me këtë shkrim institucioneve “të përgjumura”të Kosovës se duhet dhe iu takonte atyre së pari që këtë vit ta shpallnin si një vit të madh përkujtimor për këto tri ngjarje të mëdha për Kosovën dhe që janë për të gjithë shqiptarët

Dhe se nuk janë vetëm Tirana e Vlora historia e shqiptarëve ku garendin me vrap politikanët, “akademikët” dhe mediat e Kosovës më shumë sa për t’u dukur dhe sa për Week-End ,por janë histori e shqiptarëve  edhe Shkupi, edhe Prishtina, edhe Prizreni , edhe Prekazi,  edhe Dukagjini etj.

                                            1878-2018 , 140 -vjetori i Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit

Lidhja e Prizrenit është ngjarje kulmore në Historinë tonë kombëtare, pasi për herë të parë pas Epokës  25 vjecare të Skënderbeut shqiptarët lëvizën si komb për liri e pavarësi kombëtare; ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ajo që bëri zgjimin kombëtar, dhe po ajo ishte frymëzuesja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare duke i dhënë shtysë  edhe lëvrimit të letërsisë  e të gjuhës shqipe dhe hapjes së shkollave dhe mësimit shqip. Ishte Lidhja e Prizrenit ajo ,politika, diplomacia dhe sidomos lufta e saj ato të cilat tronditët kancelaritë perendimore të Europës duke e prezantuar egzistencën dhe të drejtën e kombit shqiptar për të pasur Shtetin e tyre. Ishte Lidhja shqiptare e Prizrenit ajo e cila promovoi platformën dhe që parapërgatiti terrenin dhe zhvillimin e luftrave dhe të kryengritjeve të pandërprera 35 vjeçare që nga viti 1878 deri në vitet 1912 në Kosovë prej të cilave erdhi dhe akti final i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo epokë, pra kjo periudhë 35 vjeçare është periudha më heroike e qëndresës më të madhe kombëtare shqiptare sepse nëse më parë shqiptarët luftonin kunder sundimit osman për të mbrojtur zotrimet e privilegjet e beut, të pashait, apo  të bajraktarit , në këtë kohë  të Lidhjes së Prizrenit shqiptarët lëvizën si komb,  për interesin e madh gjithkombëtar  dhe u përballën me shumë armiq në numër por akoma shumë herë më barbar, më të egër dhe më mizor  të cilët donin azgjësimin e shqiptarëve, dhe që si platform kishin coptimin dhe gllabërimin e trojeve shqiptare dhe të cilët patën edhe platforma akademike e kleriko-shtetërore duke ushtruar dhunë dhe genocid të paparë kundër shqiptarëve.

Pa Lidhjen shqiptare të Prizrenit dhe pa luftën dhe qëndresën e Lavdishme të kësaj epoke nuk do të kishim pasur as Pavarësi dhe as shtet shqiptar në vitin 1912.

 Kjo është periudha historike më e lavdishme sepse për rreth 35 vite shqiptarët u perballën për liri dhe pavarësi jo vetëm me Perandorinë Osmane por më shumë me hordhitë shoviniste barbare sllave, serbe, malazeze, bullgare e greke si dhe me Rusinë dhe me djallëzitë, pabesitë dhe me hipokrizitë e Europës , pra shqiptarët u përballën me të gjithë. Këto fakte pa dyshim e vënë këtë periudhë të lavdishme kohore si pikën kulmore të historisë kombëtare shqiptare, e cila meriton të pëkujtohet me madhështi.

Prandaj duhet përkujtuar me solemnitet të lartë ky 140 vjetor i kësaj ngjarje monumentale kulmore të historisë moderne shqiptare, epoke e cila nxori në skenë dhe frymëzoi burrat e mëdhenj të Kombit shqiptar si Vëllezërit Frashëri,Ymer Prizreni,Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi etj.

si dhe ideologun, diplomatin, politikanin dhe strategun e trurin e Pavarësisë Kombëtare , Babain e Kombit shqiptar, Hasan Prishtinën, i cili është për shqiptarët ashtu siç janë XH. Washingtoni për SHBA-të, Bismarku për Gjermaninë  dhe Ataturku për Turqinë

                    1998- 2018, 20- vjetori i Epopesë së   Lavdishme e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij.

Qëndresa dhe sakrifica e jashtëzakonshme, unikale në Historinë botërore e familjes Jashari për liri,Pavarësi  dhe për Bashkim Kombëtar ishte frymëzim për Luftën Çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës. Këtë heroizëm dhe sakrificë të pashëmbullt për liri e ka shprehur edhe Bernar  Kushner Administratori i parë i Kosovës pas çlirimit  se:” po të kishte Çmim Nobel për liri dhe sakrificë ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe Familjes së Tij”. Dhe do të ishte më se e duhur që ky vit me rastin e 20 vjetori të kësaj ngjarje epokale , ky vit të shpallej edhe si Viti i Adem Jasharit, pasi sakrifica dhe qëndresa e tij dhe e familjes së tij për liri  solli ndryshimin e jashtëzakonshëm, e cila  solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës pas 100 vitesh luftë, përpjekje, qëndresë e sakrifica mbinjerëzore të popullit heroik të Kosovës kundër shovinizmit më të egër dhe kundër genocidit më barbar të paparë në Bakllkan. Adem Jashari dhe familja e tij e kanë ngritur shumë lart lavdinë tonë kombëtare me të cilën gjithmonë do të krenohen brezat dhe e ardhmja jonë.

2008- 2018, 10-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Prej një Shekulli Kosova vuajti nga padrejtësia më e madhe që i është bërë ndonjë populli të Europës, pas coptimit që i bënë Fuqitë e Mëdha të Europës Shqipërisë në vitin 1913, duke e lënë Kosovën nën Serbi. Historia 100 vjeçare e Kosovës deri në çlirimin dhe Pavarësimin e saj është një histori rezistence dhe qëndrese mbinjerëzore e pashëmbullt për egzistencë; është histori lufte për liri dhe të drejta njerëzore dhe është histori lufte ,razistence e qendrese për liri e të drejta kombëtare; është rezistencë, qëndresë, përpjekje e sakrifica mbinjerëziore për t’iu bashkangjitur Shqipërisë, të cilën  gjithnjë shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve shqiptare e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë si shteti Amë.

Këtë shkrim të shkurtër e shkruajta për t’i kujtuar politikës, pushtetit dhe institucioneve të Kosovës se a mos i kanë harruar sakrificat, mundin, gjakun dhe vuajtjet e atyre brezave prej të cilëve sot kemi Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur, a mos e kanë harruar amanetin e tyre për një Kosovë të lirë, demokratike, të mirëqënë ku të qeverisë dhe të sundojë liria dhe drejtësia dhe ku të ketë mirëqënie, punë, qetësi e siguri.Apo mos i keni shfrytëzuar duke spekuluar me sakrificat e dëshmorëve dhe të herojve, me vuajtjet dhe stërmundimet e brezave të së shkuarës  thjesht vetëm për interesat tuaja personale, familjare e klanore politike, pushteti, autoriteti, përfitimi dhe pasurimi të cilat do të pëbënin tradhëti ?!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch