Home » Opinione » Kosovë, urime 6 vjetorin e Pavarësisë!

Kosovë, urime 6 vjetorin e Pavarësisë!

Shkruan: Nehat Hyseni

Atmosfera e kremtimit të 6 vjetorit të shpalljes së Parësisë së Kosovës ndihet kudo në Prishtinë. Sheshi “Nëna Terezë” është zbukuruar si asnjëherë më parë, kurse nga mediat paralajmërohet program i ngjeshur i manifestimeve anembanë Kosovës. Lugina e Preshevës e pësoi rëndë zemërimin e Serbisë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Por, problemet dhe pakënaqësitë shoqërore janë akumuluar dhe kërcnojnë me shpërthimin e “bombës sociale”, meqë Kosova mbeti akoma vendi më i izoluar në Europë, me skandale shoqërore e korruptive nga më të ndryshmet.

Gëzuar Pavarësinë!

Shkurti është muaji i  kremtimit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kurse nëntori i Pavarësisë së  Shqipërisë. Të gjithëve na kujtohet ajo ditë shumë e ftohët e 17 shkurtit 2008, kur me padurim e pritëm momentin më të gëzuar të jetës sonë, të gjithë shqiptarët kudo që gjendeshim, duke qenë në kulmin e euforisë dhe gëzimit të pafund që ishim dëshmitarë të “bërjes së historisë”.
Skenat e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 96 vjet më parë, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, të cilat i kishim pare sa e sa herë në filmin më të dashur për ne “Nëntori i Dytë”, sa që ato skena na dukeshin si reale, e kurrësesi si skena nga  filmi artistik.
Krenaria dhe gëzimi ndër shqiptarët nuk kishin fund.

Atyre nuk i pengoi acarri i madh dimërorë që të udhëtojnë dhe të qëndrojnë tërë ditën deri natën vonë për ta shijuar atë moment historik, duke e ndjerë veten fatlum që edhe ne kishim fatin, ashtu si turma popullore e shqiptarve në Vlorë, që të kemi çfarë t’u tregojmë gjeneratave të ardhëshme, që edhe ata të krenohen se kishin një njeri të vetin të parnishëm në atë moment historik.
Edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin pjesë e atij evenimenti, të cilët i gëzoheshin këtij momenti,  edhepse ata kishin mbetur jashtë këtij shteti, në mëshiorën e shtetit gjakpirës e antishqiptar, ashtu siç iu gëzuan shqiptarët e Kosovës shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, edhepse vet kishin mbetur jashtë atij shteti kombëtar.
Shqiptarët e Luginës së Prershevës gjenin shpresuar se tani, meqë ishin formuar dy shtete shqiptare në Ballkan dhe ishte shtuar fuqia nmgushëllim nga kjo situate duke kombëtare shqiptare ppër t’i mbrojtur pjesëtarët e vet jashtë shteteve amë.

Represioni i Serbisë ndaj Luginës
Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 18 shkurt 2008 Serbia i ndaloi të gjitha librat, tekstet shkollore dhe shtypin ditorë nga Kosova për  shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke e sjellur në vështirësi të mëdha ekzistenciale arsimin shqip në ato troje dhe duke e izoluar kështu këtë pjesë të gjeografisë shqiptare nga trungu kombëtar.
Terri informativ ishte u vendosur mbi ata shqiptarë të mjerë, të cilëve nuk iu lejuan as gazetat në shqipe nga Kosova!

Kurse, arsimtarët dhe nxënësit shqiptarë janë të detyruar që 6 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të mësojnë nga stërfotokopjimi i shumëfishtë i teksteve të vjetra mësimore të mësojnë.njësitë mësimore.

Pastaj, shqiptarve të Luginës iu morën edhe ato pak të drejta të njeriut, sepse për të drejta kombëtare të shqiptarve në Luginë, as që bëhet fjalë!

Varfëria ekonomike e shkaktuar nga mospërfillja e shtetit të Serbisë për të investuar aty, ka marrë përmasa të alarmante!

Mospranimi i diplomave të universiteteve të Kosovës ka bërë që të rinjtë e diplomuar ta lëshojnë vendlindjen dhe të shpërngulen kryesisht në Kosovë.

Ekzodi

Ndërsa të tjerët që nuk kanë diploma, kryesisht ia kanë mësyer Europës, duke kërkuar azil ekonomik dhe duke u vendosur, ata që kanë “fat” që mos t’I kthejnë në vendlindje, vendosen në kampe të përbashkëta me të shpërngulur të tjerë të të gjitha racave njerëzore nga Afrika e Azia. Kushtet janë jonjerëzore, jodinjitoze dhe të moralëshme, sepse detyrohen që dhjetra familje të përdorin kuzhinat, banjot dhe tualetin e përbashkët.
Maskarallëqet dhe jomoraliteti i ka degjeneruar të vjetrit, kurse të rinjtë dhe fëmijët, të mos flasim fare. Çfarë edukimi dhe çfarë jete bëjnë “azilantët” tanë, për një pjesë të të cilëve nuk janë siguruar as këto kushte jonjerëzore që i përmendëm, prandaj ata janë lënë jashtë nën qiell të hapur, ku e kanë pritur dimrin e ftohët në Francë e gjetiu, duke u strehuar nga shiu e bora nën urat e autostradave, pa kurrëfarë kushtesh elementare për jetë.
Katandisja  e Luginës  pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Pra, në këtë gjendje janë katandisur shqiptarët e Luginës së Preshevës, pas gëzimit të përmendur të tyre me formimin e dy shteteve të pavarura shqiptare në Ballkan, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Pra, e pamë se si u katandisë dhe u përkeqësua  në mënyrë dramatike gjendja e shqiptarve të Luginës së Preshevës me masat  represive që i ndërmori Serbia si reagim hakmarrës ndaj aktit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pa pëlqimin e shtetit serb, qysh më 18 shkurt 2008, pra të nesërmen  e shpalljes së saj.

Me këto masa gjendja e shqiptarve të kësaj pjese të Shqiptarisë u rrezikua dhe u ndërlikua skajshmërisht, duke e vënë realisht në pyetje ekzistencën e tyre në trojet e  veta stërgjyshore.

Shpresat kah Kosova e Shqipëria
Në këto rethana jonjerëzore të shkaktuara nga regjimi antishqiptar i Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës i kishin orientuar shpresat e veta kah Kosova dhe Shqipëria.

Por, mjerisht, sado e pabesueshme të duket, ata u zhgënjyen , madje shumë rënd, në dy shtetet e veta kombëtare!

Sidomos nuk mund tas kuptonin sjelljen e shtetit të pavarur të Kosovës, i cili vet posa kishte dalur nga vuajtjet dhe katrahurat që kishte pësuar nga po i njejti shtet ku kishin mbetur edhe më tutje të jetojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Sepse, në vend të ndihmave të shumëpritura nga “Kosova nënë”, për habinë e pafalëshme të tyre, ata trajtoheshin si “jokosovarë”, pra si shtetas të Serbisë!

Madje shumë më mirë i trajtonte Kosova shtetasit e kombësisë serbe të ardhur nga Serbia, për të cilët siguroheshin kushte të volitëshme që ishin të  paimagjinueshme dhe të paarritëshme për  shqiptarët e Luginës së Preshevës, që kishin mbetur “as në tokë, as në qiell”, të mbetur midis “kudhrës dhe çekanit”.

Nga njëra anë  Serbia i (keq)trajton ata si joserbë, që do të thotë si “trup i huaj” në truallin e vet, kurse Kosova poashtu i trajton si “të huaj” në shtetin e vet, meqë ata  “nuk janë kosovarë”!

“Kuotat”  famëkeqe
Ndërkaq, përkundrejtë nevojave  të mëdha për tekste dhe mjete mësimore për arsimin shqip në Luginë, që ka mbetur pa kurrëfarë ndihme dhe mundësie për të mbijetuar, habia më e madhe ishte se Kosova në vend të ndihmës së shumëpritur,  kishte vendosur barriera të paimagjinueshme dhe të pabesueshme për regjistrimin e studentëve nga Lugina në universitetet e Kosovës, duke u vendosur atyre “kuotat” famëkeqe dhe antishqiptare. Praktikisht, Kosova ua kishte  mbyllur dyertë e universiteteve të veta shqiptarve të Luginës së Preshevës.

Universitetet e Tetovës  dhe të Shqipërisë si shpëtim
Po të mos ishin Universitetet e Tetovës, si dhe hapja zemërgjerë e dyerve të uiniversiteteve të Shqipërisë, pa kurrëfarë kufizimesh e limitesh, duke ua mundësuar të gjithë të ineteresuarve që  të marrin indeksin dhe të mos bredhin kot rrugëve, apo të detyrohen të shpërngulen azil diku nëpër kampet e përmendura jonjerëzore të Europës.

Veprimet e këtilla të Kryeministrit të atëhershëm Sali Berishës, nuk do të harrohen kurrë, sepse ai ia hapi dyertë e universiteteve për të rinjtë e Luginës së Preshevës pa hezitim dhe me sinqeritet e dashuri vëllazërore, për dallim nga dredhitë kalkulanteske dhe djallëzitë e kobëshme e dashakeqe të Qeverisë së Kosovës.

Pastaj, kjo Qeveri e Kosovës, pesë vjetë nuk i kishte pranuar fare pëfaqësuesit e Luginës së Preshevës për t’u interesuar për hallet dhe problemet me të cilët ata ballafaqohen nën regjimin antishqiptar të Serbisë dhe nuk bëri as jë hap të vetëm për ta zgjidhur problemin d teksteve dhe mjeteve mësimore për shkollat shqipe të Luginës.

Taksat kufitare si plaçkitje shtetërore

Nuk vonoi shumë dhe kah fundi i vitit 2012 u vendosën taksat kufitare në lartësinë 60 euro për dy javë, ose 120 euro në muaj për vetura, ose 1340 euro për një vit, kurse për kamiona dhe autobusë, kjo shumë ishte shumë e madhe. Kjo taksë për vetura u zvogëlua më vonë në 20 euro në javë, ose 1040 euro në  vit. Në këtë mënyrë, nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, në emër të taksës kufitare u plaçkitën mbi 30 milion euro, duke ia përkeqësuar edhe më tepër situatën e rëndë ekonomike dhe varfërisë së tyre.

Mospërfshirja e Luginës në Dialogun e Brukselit

Situatën e pashpresë të shqiptarve të Luginës e rëndoi edhe më rëndë mospërfshierja e çështjes së tyre në Dialogun Kosovë-Serbi dhe Marrëveshjen e Brukselit të 19 prillit 2013, me të cilën u garantuan të drejta maksimale për minoritetin serb në Kosovë, kurse shqiptarëg e Luginës së Preshevës nuk u përmendën fare!

Kjo sjellje antishqiptare e grupit negociator të  Qeverisë së Kosovës i ka mllefosur dhe dëshpruar skajshmërisht këta shqiptarë të mjerë, duke e mos kuptuar dhe duke e përjetuar si tradhëti të madhe kombëtare.
Askush nga shqiptarët e Luginës nuk mund ta kuptoj sjelljen e papërgjegjëshme të Qeverisë së Kosovës, e cila ka bllokuar zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për Luginën të datës 6 qershor 2013, me të cilën, veç tjerash është përcaktuar edhe obligimi i Qeverisë për hapjen e zyreve  të Luginës në Prishtinë dhe Gjilan, që do të merreshin me problemet e shqiptarve të Luginës, si dhe hapjen e Zyres së Kosovës në Preshevë, e cila do të ishte pjesë e Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Zhgënjimi nga mbledhja e dy qeverive në Prizren

Gjithashtu, reklamimi pompoz i Mbledhjes së dy qeverive më 11 janar  2014 në Prizren, ku u miratua ndihma nëçmuese me nga 50 mijë euro për Maternitetin në Preshevë, të cilin moti kohë e ka përfunduar Qeveria e Serbisë, madje është bërë edhe inaugurimi i tij!

Kjo “ndihmë” e dy shteteve shqiptare pë vëllezërit e tyre që kanë mbetur në Serbi ishte cinike dhe nga shqiptarët e Luginës u (keq) kuptua si joseriozitet dhe nënçmim cinik ndaj tyre, meqë ata pritnin që ndihma të jetë e sinqertë, ashtu si e bëjnë shtetet e tjera për minoritetet e tyre në Serbi. Hungaria ndan shpërblimin prej 150 eurosh në muaj për çdo nxënës hungarez në Vojvodinë që vijon mësimet në gjuhën e vet amtare hungareze.

Ngjajshëm vepron edhe Kroacia me minoritetin kroat (Bunjevcët) në Vojvodinë. Serbia i ndanë reth 70 mijë rroga mujore dhe investon  mbi 500 milion euro në vit për serbët e Kosovës, si dhe u jep ndihmë policore, të sigurisë, gjyqësore, politike etj.

Kurse, dy shtetet shqiptare, pasardhësit e Skënderbeut dhe patriotë, e bënë “namin”. Hajde shqiptarë, hajde!

 

 

Ku gjendet Kosova sot, 6 vjet pas shpalljes së Pavarësisë?

Aktualisht Kosova është shteti më i izoluar në Europë. Përkundër faktit që i sakrifikoi shqiptarët e Luginës së Preshevës, pa i përfshirë fare as në Marrëveshjen e Brukselit, e as në asnjë nga 22 raundet e bisedimeve të dertanishme, megjithatë nuk arriti as të nënshkruaj Marrëveshjen e  Stabilizim-Asocimit dhe liberalizimin e shumëpremtuar dhe të “garantuar nga z. Thaçi.

Përkundrazi, Qeveria e Kosovës ia hapi rrugën Serbisë, e cila më, e cila më 21 janar 2014 mori Ftesën për fillimin e negociatave pë anëtarësim në BE. Pra, u punua me përkushtim e devotshmëri të pakuptimtë në dobi të Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar, kurse shqiptarët e Luginës fare të harruar!

Demonstratat e studentëve për dorëheqjen e Rektorit Ibrahim Gashi fillimisht u injoruan, por meqë u pa rreziku nga shpërthimi i “bombës sociale”, si akumulim i pakënaqësive të akumuluara, varfërisë së skajshme, korrupsionit, mallverzimeve dhe matrapazllëkut të qeverisjes së UP dhe Kosovës në përgjithësi, shumë lehtë mund të eskalonin në krizë të thellë të tërë Kosovës, ngjajshëm me atë në Bosne, ku u dogjën objekte publike, madje edhe Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti.

Pra, gjashtë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, gjendja e shqiptarve të Luginës së Preshevës është përkeqësuar skajshmërisht, kurse në Kosovë janë akumuluar në mënyrë dramatike shumë probleme dhe është krijuar një situatë skajshmërisht e rrezikëshme, që sipas analistit të mirënjohur Tim Judah, kërcnon me shpërthimin e “pranverës kosovare”, si formë e eskalimit të pakënaqësisë shoqërore në rrugë.

Megjithatë, duke shpresuar që gjërat më në fund të marrin të mbarën, Ju urojmë të gjithëve Gjashtëvjetorin e Pavarësisë. Gëzuar!!!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch