Home » Lajme, Rajonale » Kotzias: Koha për zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë e Maqedoninë

Kotzias: Koha për zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë e Maqedoninë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur optimist në lidhje me negociatat e zhvilluara së fundmi me palën shqiptare për kufirin detar, duke thënë se tashmë pas dy vjetësh bisedime janë pjekur kushtet për zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull mes dy vendeve.

Deklaratën kreu i diplomacisë greke e ka bërë në një intervistë për gazetën “Documento”.  “Me këto dy vende fqinje kemi probleme që lidhen me historinë, kulturën, trashëgiminë. Ndërsa me Turqinë problemet janë më “te ashpra”, lidhen me interesat tona gjeopolitike dhe gjeostrategjike”,  ka thënë Kotzias.

Ai po ashtu ka thënë se është koha për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë, tani që duket se është hapur një dritare e mundësisë, kështu ka thënë me optimizëm shefi i diplomacisë greke. Ai gjithsesi sqaroi se ndryshimet kushtetuese janë parakusht për një zgjidhje.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch