Home » Histori » Kozma Etoliani , ortodoksi i krishterë i pa fe

Kozma Etoliani , ortodoksi i krishterë i pa fe

Krishti nuk mëson vrasjen. Nuk rekomandon hakmarrjen. Nuk këshillon urrejtjen .
“Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh çezma e lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t’i marr ato të gjitha mëkatet në qafën time që nga koha kur lindi e deri më sot, do t’i porosis të gjithë të krishterët që t’i flasin dhe do t’i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”.-thoshte Kozma Etoliani , qëllimi i të cilit  ishte helenizimi i shqiptarëve nëpër mjet fesë  ; kurse vet ai ishte i pa fe .Ai ishte një antikrisht dhe ishte grek
Ai nuk ishte luftëtar në anën e Krishtit ,por “Shën Kozmai është shpëtimtar i etnisë greke në Thesproti. Ky apostull kudo ku shkonte në Epir vendoste kryqe, ishte luftëtar i flaktë i fesë së krishterë dhe helenizmit. Merita e tij më e madhe ishte hapja e shkollave greke. Ai zgjonte ndërgjegjen helenike. : (Vasil Krapsiti në librin “Historia e Paramithisë” )
Kozmai është luftëtar i helenizmit . Këtu qëndron edhe thelbi pse kërkohet të respektohet si Shën Kozmai; jo për Krishtin e ortodoksinë por për grekun  dhe greqizimin e të tjerëve.

Kozma Etoliani ishte i pa fe : propagandonte vazhdimisht në trevat shqiptare se kisha ortodokse ishte një kishë vetëm greke. Është për t`u përmendur gjithashtu se në meshat e tij ai i kërkonte të pranishmëve që jo vetëm në kishë por as në shtëpi të mos flisnin shqip se “vetëm greqishtja është gjuhë e Zotit” dhe se vetëm duke folur greqisht “laheshin mëkatet e bëra në këtë botë”. Zoti flet edhe shqip !
“Më mirë, vëllai im të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh çezma e lumenj.” -ishte i pa fe , se ishte kundër Zotit .
Feja e tij ishte detyra e tij : “Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t’i marr ato të gjitha mëkatet në qafën time që nga koha kur lindi e deri më sot, do t’i porosis të gjithë të krishterët që t’i flasin dhe do t’i shlyej të gjitha mëkatet.”
Nga Kozma Etolani, për gjuhën vllahe, citojmë: “Perëndia kur flet me engjëjt, flet në gjuhën greke dhe kur i shfryn djallit përdor gjuhën vllahe” (arkivi qendror i shtetit rumun).
“Historia e Paramithisë” shkruan se “Shën Kozmai është shpëtimtar i etnisë greke në Thesproti. Ky apostull kudo ku shkonte në Epir vendoste kryqe, ishte luftëtar i flaktë i fesë së krishterë dhe helenizmit. Merita e tij më e madhe ishte hapja e shkollave greke. Ai zgjonte ndërgjegjen helenike.

Edhe një herë” Merita e tij më e madhe ishte hapja e shkollave greke. Ai zgjonte ndërgjegjen helenike.” Pra , ai nuk kishte fe ishte vetëm grek e hiq më shumë. Por vonë ai e pagoi shtrenjtë” Etoliani u vra më 24 gusht 1779, pikërisht për punët e tij të pista kundër kombit shqiptar dhe në mënyrë urrejtje simbolike trupi iu hodh në lumin e Osumit.”
Pse them vonë ?, sepse :” “…Vëllezër, 40 vjet luftova për t`i mësuar të tjerëve germat e gjuhës greke. Mësoni pra fëmijëve këto germa të helenizmit. …Në qoftë se nuk mësoni greqisht vëllezërit e mi, nuk mund të kuptoni çështjet e kishës. Më mirë të keni një shkollë greke në vendet tuaja sesa të keni ujë dhe bukë në shtëpi. Kush i mëson fëmijëve gjuhën greke, ai quhet njeri. Shkolla dhe gjuha greke hap kishën dhe ndriçon njerëzit”. Ishte i pa fe ; nuk e predikonte ortodoksizmin por çkombëtarizimin tonë.
Ishte koha e mashtrimit ( vitet  e 90-ta në Shqipëri ), ishte koha kur u  “hapën “ sytë e mbyllur për mbi 50 vjet dhe bëhej ajo që nuk do të ishte bërë në një vend normal :  “Më 24 korrik deri më 5 gusht 1995 erdhi në Shqipëri një grup arkeolog-priftëror i cili kreu një ekspeditë në rrethin e Fierit ku ndodhet kisha e quajtur “Shën Kozmai”,në fshatin Kolkadas (që për grekët është “Kolikonaq”). Gjatë gjithë kohës që ata qëndruan këtu u morën me gërmime në themelet e kishave të Fierit, për të provuar “rrënjët greke” të këtyre kishave. “

E vërteta nuk m`shihet :”Në përfundim të misionit u duk se gërmuesit nuk kishin gjetur atë që shpresonin dhe që mendonin të reklamonin me të shpejtë.”
Pra Kozma Etoliani ishte i krishterë ortodoks i pa fe.

Fahri Xharra, 06.10.15
Gjakovë
I shenjti antishqiptar
I shenjti antishqiptar

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch