Home » Kulturë, Lajme » KRAHINA E PUSTA REKËS /Lumi i Shkretë/ NË SERBI, DIKUR SHQIPTARE

KRAHINA E PUSTA REKËS /Lumi i Shkretë/ NË SERBI, DIKUR SHQIPTARE

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, professor

Pjesa I

Krahina e Lumit të Shkretë /Pusta Reka/ përfshin kryesisht Bojnikun, Lebanin dhe Kurshumline, të cilat I takojnë rrethit të Jabllanicës.

Feliks Kanici, studiuesi austriak Jabllanicën e quan Arnaute /shqiptare/, andaj në këtë punim do të flasë vetëm për ato fshatra shqiptare dhe banorët e saj shqiptarë, sipas shënimeve që i kanë dhënë anëtarët e Shoqatës Atdhetare të Lumit të Shkretë në Nish.

Bojniku gjendet në rrethin e Jabllanicës dhe dhe është komunë me 36 vendbanime.

Bojnik është qendër e komunës dhe pas LDB mori hovin e zhvllimit ekonomik e shoqëror të tij.

Bojniku daton që nga parahistoria, ndërsa Fon Hahn shkruan më 1858 se Bojniku kishte  20 shtëpi shqiptare dhe disa shtëpi serbe.

Gjatë kohës së Turqëve, Bojniku kishte një xhami, ndërsa gjatë kohës së Shqiptarëve kishtë tyrben e tij, e cila është rrënuar dhe më nuk ekziston.

Mita Rakiqi, ekonomist dhe studiues serb, në librin e tij “Nga Serbia e re” thotë se më 1879, Bojniku kur u çlirua nga Turqit/Arnautët-Shqiptarët/, edhepse  një vend shumë i bukur, ishte i shkretë, me disa shtëpi- kasollë.

 

Bregovina, fshat në komunën e Bojnikut, e cili pas Luftës Serbe-Turke, më 1878, në themelet e vendbanimit të atëherëshëm shqiptar arrijnë familjet e para serbe nga Crna Trava dhe me vonë edhe disa familje të tjera, tw cilat ndërtojnë shtëpi të tyre.

Kështu themelohet një vendbanim i ri me tri mëhallë:Bregovina e Epërme, e Poshtme dhe mëhalla “Albania”

 

Brestoci i Epërm, ky fshat deri në LDB e quanin Brestoci Arnaut/shqiptar/, ndërsa pjesën e epërme të lumit të shkretë-Arnautlluk/Shqiptari/, sespe deri në vitin 1878, më shumë se 80 vjet në këto hapsira jetuan Arnautët, në realitet Albanci/apo Shqiptarët/janë fjalët e vendasve-anëtarëvw të kësaj shoqate/.

Brestoci, për herë të parë përmendet në udhëtimet e Fon Hanit, më 1859, i cili shënoi se Brestoci kishte 86 shtëpi arbanase, më emër Fratovci, ndërsa Mita Rakiqi më 1879 shkruan për 27 shtëpi me 222 banorë.

Vendbanim i ri përmendet që nga viti 1878, kur në te u vendosën ardhacakët nga Klisura, fshat në kufirin bullgar, deri më vitin 1885.

 

Vujnova përmendet në shekullin 15, vendbanim shqiptar i populluar pas luftës Serbe-Turke, më 1878, me Vllasinë/Crvena Jabuka dhe Cërna Trava/ dhe me Malazezë/Gusinja/, të cilët e gjetën këtë fshat arnaut të djegur dhe pa popullatë.

 

-vazhdon-

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch