Home » Lajme, Rajonale » Krasniqi: Marrëveshja – dokument gjysmak për rregullimin e brendshëm të Kosovës

Krasniqi: Marrëveshja – dokument gjysmak për rregullimin e brendshëm të Kosovës

Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi  në Kuvend shfaqi pesimizmin dhe mospajtimin tij me të gjitha pikët e marrëveshjes. Ai tha se marrëveshja në të vërtet është një dokument i mangët dhe gjysmak. “Kjo marrëveshje nuk është marrëveshje ndërshtetërore por është marrëveshje për rregullimin brendshëm të Kosovës”, tha kryetari Kuvendit Jakup Krasniqi.
Kryeparlamentari në vazhdim theksoi se kryeministri  nuk ka raportuar dhe nuk ka treguar për dialogun që është zhvilluar në Bruksel. “Më shumë raporte kemi pasur për dialogun nga korrespondentët tanë në Bruskel se sa nga kryeministri”, tha Krasniqi.

 

Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kryeministri Thaçi në vend që sot të raportojë se si i ka shpërbërë strukturat serbe, e ka nënshkruar një marrëveshje të fshehtë që FSK-ja nuk mund të arrijë në veri, përveç në rastet kur e kërkojë serbët.
“Kryeministër, FSK-në e bëtë ashtu siç tha Vucici – çizme që nuk mund të shkelë në veri. Në vend që të dërgoni policët më veri, ju kryeministër po i dërgoni në Kuvend të Kosovës. Kryeministër, kudo që jeni, dijeni, jeni marrë vesh me Serbinë, por jo me hanxhiun. Dëgjo Hashim, ky nuk do të jetë ballafaqimi yt me ne dhe me popullin e Kosovës. Ne dimë të falim, por kurrë nuk do t’ia falim Serbisë atë që e ka bërë në Kosovë”, ka thënë Selimi, njëri prej ish-drejtuesve të UÇK-së.
Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni ka thënë se e mirëpret atë që e tha kryeministri në seancë, por nuk ia ka hequr dilemat.
“Por, as që janë marrë parasysh vërejtjet që janë bërë në Kuvend. Është ditur se këtu do të vinim. Këtu është një sherr politik, e jo përmirësim i gjendjes për pakicën serbe”, ka thënë Hyseni.
Unë nuk e pëlqej këtë marrëveshje dhe unë nuk do të votoj për të, unë do të absetoj, tha Hyseni

 

 


Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se dialogu ka pasur bazë të qartë juridike, ndërsa nuk ka nevojë që pas saj të mos ndryshohet asnjë nen i Kushtetutës së Kosovës.
“Ne kemi pasur dy mundësi, ta ruajmë një status quq, dhe mundësia e dytë ta ndryshojmë gjendjen. Por, nuk e kemi mundësinë ta ndryshosh gjendjen me forcë, për shkak të dobësisë sonë, ndërhyrjes së Serbisë dhe mos mbështetjes nga bashkësia ndërkombëtare. Dialogu nënkupton një kompromis, por kemi qenë të fokusuar që të ruhet ligjshmëria kushtetues”, ka thënë Kuçi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se marrëveshja do të ndikojë për rritjen e stabilitetit në vend por edhe në rajon.
“Marrëveshja në tekstin e saj është pranim i ekzistencës juridike të Kosovës, si shtet fqinj i Kosovës dhe partner”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se pas kësaj marrëveshje shqiptarët e Luginës së Preshevës u harruan, ndërsa reciprociteti me Serbinë u harrua.
“Shtrirja e sovranitetit në veri mund të bëhet me një politikë që e forcon shtetin. Gjithashtu, duhet të bëhet ndalimi i negociatave me Serbinë”, ka thënë Aliu.


Thaçi në Kuvend lexon marrëveshjen dhe interpreton pikët   

Prishtinë, 21 prill – Kuvendi i Republikës së Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Hashim Thaçi. Në seancë kryeministri  Thaçi filloi raportimin Marrëveshjen për Normalizim në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila është përafruar të premten.Pasi ka falënderuar Parlamentin Evropian  për miratimin e Rezolutës për Kosovë , mbështetësit dhe kundërshtarët e tij në dialogun me Serbinë Thaçi tha se pardje, të premten (19 prill) është arritur sovraniteti i plotë në gjithë Kosovën.

Ai gjatë fjalës së tij përmendi rrugëtimin gjashtë mujor të negociatave, gjatë të cilave tha ai, gjithmonë janë marrë para sysh dhe janë respektuar ligjet e vendit e Kushtetuta.

“Marrëveshja, ka thënë ai është marrëveshje për të ardhmen, për paqen e sigurinë, në Kosovë e në rajon, është marrëveshje që siguron sovranitetin tonë në gjithë territorin, largimin e strukturave paralele me marrëveshje do ligjet dhe Kushtetuta të respektohen  ne çdo cep te territorit.

“Kjo marrëveshja është më e mira e mundshme për rrethanat e tashme”, ka thënë pastaj Thaçi për marrëveshjen dhe ka lutur qytetarët që të mos frikësohen nga kjo marrëveshje.

Pastaj Thaçi ka lexuar një për një pikat e marrëveshjes dhe i ka shpjeguar ato sipas mënyrës së vet.

“Asnjëra nga pikët me asgjë nuk e rrezikon tërësinë territoriale të vendit”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri po vazhdon raportimin në Kuvend.

 

Pa përfundimit të fjalës së kryeministrit në Kuvend, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, foli deputeti Arsim Bajrami. Ai, sikur kryeministri, i thuri elozhe marrëveshjes duke folur ngjashëm për pikët që sipas tij garantojnë zbatimin e ligjit e të Kushtetutës së Kosovës në gjithë vendin e edhe në veri.
Ismet Beqiri, në emër të LDK tha se kjo parti, përkundër vërejtjeve që ka, përkrah marrëveshjen dhe kërkoi nga bashkësi ndërkombëtare që ta sigurojë implementimin e saj. “Arsyeja kryesor pse LDK e përkrah këtë marrëveshje është përkrahja dhe mbështetja e SHBA dhe e Bashkimit Evropian deri më tash që i kanë bërë Kosovës”.
Në emër të AAK-së foli deputeti  i kësaj partie dhe njëkohësisht koordinatori për bisedime me Serbinë Blerim Shala. Ai e lavdëroi marrëveshjen dhe kërkoi garanci ndërkombëtare për zbatimin saj.
Begjet Pacolli, i cili deshi të fliste në emër të AKR-së, fjalët e lavdisë për marrëveshjen dhe për Hashim Thaçin i tha si zëvendëskryeministër i saj edhe pse në fund nuk mundi pa e përmendur këtë koalicion.

(KOHA)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch