Home » Lajme » Krasniqi: Të gjithë shqiptarët e Ballkanit një përgjigje

Krasniqi: Të gjithë shqiptarët e Ballkanit një përgjigje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit që t’ju japin një përgjigje të përbashkët politike arrestimeve të fundit të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Kryeparlamentari Krasniqi u ka bërë thirrje dy shteteve fqinje që të kenë kujdes me shqiptarët, pasi pozita e tyre nuk është më sikur kishte qenë në shekujt e mëparshëm.

Në një intervistë për Express, Krasniqi shprehet se disa popuj nuk po mund të pajtohen me pozitën e avancuar të shqiptarëve dhe po e mbajnë rajonin të trazuar.

“Sigurisht se janë konfliktet e vjetra, janë ideologjitë nacionaliste dhe dominuese që ende janë në skenat politike në Ballkan. Këto ideologji dhe filozofit mitomaniste të dominimit nuk po mund të pajtohen me realitetin e ri që është krijuar në Ballkan dhe s’po mund ta pranojnë një pozicion të avancuar që e ka kombi shqiptar në Ballkan”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi thotë se aksionet e arrestimeve në Maqedoni dhe në Serbi kanë për qëllim frikësimin e shqiptarëve. Ndërsa, për ta tejkaluar këtë situatë thotë se duhet t’u jepet një përgjigje kombëtare dhe ndërkombëtare vendeve fqinje.

“Konsideroj që edhe institucionet e Shqipërisë, edhe të Kosovës por edhe të BE-së duhet të bëjnë diçka që ta sigurojnë dhe ta garantojnë jetën e qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të Ballkanit”.

One Response

  1. bayern mynih thotë:

    Respekt Zoti Krasniqi,me pelqen gjithnji e me teper pjekurija dhe lartpamsija jote politike.Kishte qen mir me pas me shum politikan te ketij kalibri, ne te gjitha trojet, te cilet e dijn se ende nuk ka perfunduar shtetezimi i te gjith shqipetareve ne ballkan dhe se ket qellim te cilin e kemi fillu se bashku para disa dekadash se bashku edhe ta perfundojm.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch