Home » Kulturë » KRIJIME NGA POETJA E RE, ALBULENA GANI PLLANA

KRIJIME NGA POETJA E RE, ALBULENA GANI PLLANA

Kësaj radhe, po u paraqesim disa krijime të  poetes së re, Albulena Gani Pllana, nga Prishtina. Ato janë të shkëputura nga vëllimi i saj me titullin, “Si e kam, atë Kosovë?, i cili doli nw qarkullim këto ditë.

Ka lindur në Vushtri, më 22 shkurt 1992. Arsimin nëntëvjeçar dhe gjimnazin i ka përfunduar në kryeqytetin e Kosovës. Aktalisht, është studente e degës së gjuhës angleze, në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Sigurisht, kjo gjë e ka muëndësuar atë të lexojë edhe literaturë nga autorë të huaj.

Ka nisur të shkruajë poezi që në moshë të re. Së pari, radhazi, publikoi librat për fëmijë, “Dashuria për lulet”(Prishtinë, 2004), “Në pritje”(Prishtinë, 2005), “Njomëza arbërore për pavarësi” (Prishtinë, 2005) e “Doli ylberi” (Prishtinë, 2006). Ndërsa më tej, pra një vit më vonë, publikoi librin me tregime, përsëri për moshën e të vegjëlve, “Zana dhe miku i saj, dreri” (Prishtinë, 2007). Pas një “pushimi”, por dhe duke u pjekur në fushën e krijimit poetik, tani ajo po del para lexuesve të saj me librin e gjashtë, kushtuar vendlindjes, Kosovës së dashur të saj. Siç është e kuptueshme, në vargjet e këtyre poezive është e theksuar dashuria për vendlindjen, për Kosovën e Shqipërinë dhe për të gjitha trojet arbërore.

Në mbyllje dëshiroj të përmend këtu pak radhë, që ka shkruar në recensionin e tij, Asllan Qyqalla:

“Plot ndjesi, plot art, plot figura të përdorura në vargjet e poetes i gjejmë edhe në poezitë: Në qytetin e Lidhjes së Prizrenit, Nëna Terezë, Na iku mjekja Remë, Si e kam atë Kosovë etj. Janë këto poezitë e poeteshës Pllana, e cila hapëron drejt shtigjeve  të artit poetik, duke na dhënë tablo të bukura në koloritin e  fjalëve plot laryshi, me figura të cilat e gjallërojnë në tërësi artin e të shkruarit të saj. Ne i dëshirojmë suksese të shumta, në botën artistike e, në veçanti, në poezi!”

.Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

Tiranë, 18 gusht 2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch