Home » Lajme, Vendore » Krijohen kushtet për zyrën e vendit dhe st. shëndetësor në Raincë

Krijohen kushtet për zyrën e vendit dhe st. shëndetësor në Raincë

Delegacioni i komunës së Preshevës ka vizituar sot punimet edhe në shkollën fillore Zenel Ajdni Raincë , aty ku po adaptohen hapësirat për zyrën e vendit dhe stacioni shëndetësorë.

Megjithatë pas përfundimit të objektit të ri , kjo hapësirë do të shfrytëzohet për nevojat e shkollës.

Këto hapësira më parë ishin të pashfrytëzuara dhe tani janë bërë gati për nevojat e zyrë së vendit dhe stacionit shëndetësorë në Raincë. Por pas përfundimit të objektit të ri , shkolla do ti përdorë për nevojat e veta ,e sidomos për kabinete.

Ndërsa drejtori i shkollës Shukri Ymeri ka thënë se nga ky projekt ka përfituar edhe shkolla , pasi sipas tij është bërë edhe izolimi përgjatë objektit , çka ka krijuar kushte për zhvillim të procesit mësimorë.

Ky projekt është financuar nga pushteti lokal në vlerë prej 600,000 mijë dinarëve.

RTV Presheva

One Response

  1. •Ligji për tatimet në korporata poashtu do të rishikohet dhe do të bëhen ndryshime në disa fusha. Kjo vlen për shpenzimet e lejueshme, për formën dhe shkallët e lejuara të amortizimit, për trajtimin e shpenzimeve për hulumtime dhe inovacione, donacionet për shkencë, kulturë dhe bamirësi, si dhe seksionet që merren me sanksionet për mospërmbushje të obligimeve. Poashtu do të ndryshojmë shkallën standarde të tatimit në të hyrat e korporatave, në mënyrë që ky tatim të mos jetë barrierë për tërheqjen e investitorëve të huaj, që nënkupton harmonizim të saj me shkallët e aplikuara në vendet e rajonit. Kjo shkallë tatimore nuk do të jetë më e lartë se 10%. Shkallët e ulëta tatimore, baza e gjerë dhe e qëndrueshme si dhe shtrembërimet minimale për ekonominë do tu shërbejnë edhe investitorëve të huaj si sinjal mbi seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit tonë tatimor. Tretman i veçantë do të ofrohet për mikrobizneset, sidomos për ato që pretendojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre përmes huamarrjes. Për zona të caktuara synojmë edhe ofrimin e pushimeve tatimore për periudha të caktuara, lokacione të caktuara, kondicione dhe sektorë të interesit të veçantë. Me një fjalë, ky tatim do vihet në shërbim të politikave zhvillimore dhe atyre që synojnë reduktimin e divergjencave, në zhvillimin regjional të vendit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch