Home » Opinione » Krimi i organizuar mbi gjuhen shqipe

Krimi i organizuar mbi gjuhen shqipe

E dua gjuhën shqipe se stërgjyshërit m`a kanë lënë; e dua gjuhën shqipe sepse dua që edhe stërnipërit dhe stërmbesat tona t`a flasin.Nuk dua që ata të më mallkojnë që gjuhën e të parëve nuk ua lash trashëgim. E dua gjuhën shqipe se si një gjuhë e perëndisë më tregon që jam ndër të parët e kësaj ane,sepse gojë pas goje e brez pas brezi më bëri atë që jam,që të dallohem nga të tjerët, që të ma kenë lakminë të tjerët për gjuhën që e flas dhe dhe të krenohem mbi të tjerët.

Gjuha e jonë e lashtë shqipe nuk është kujtim i harruar që duhet të ruhet në muzetë e botës; por një përgjegjësi e madhe ndaj të parëve dhe ndaj atyre që vijnë pas e kan për të ardhur deri sa të jetohet jeta.

Unë nuk jam gojëtar e as shkrimtar,as gjuhëtar e as shkencëtari gjuhës ;por e flas ate sepse kështu më fliste im at dhe ashtu i flas edhe tim bir. ”Bota që kur është zënë, Shqiperia gjallë ka qenë, pellasge u thoshin më parë, më së fundi Shqipëtar, gjuha që e flisnin perënditë ate  e flisnin dhe pellasgjitë, ate e kanë dhe Shqiptaret siç e kishin dhe të paret”..(.Petro Zheji)

Nëse në Kongresin e Berlinit(1878) na coptuan tokat tona ,na e masakruan trungun e të parëve; ato copa janë ende, ende frymojnë shqip ,ato jetojnë shqip diku haptas e diku tinëz. Historia është më e saktë se matematika . Nuk i dihet.

Kongresi i Berlinit ishte i hapur ,por vendimet ishin të mëshefta Aty ishin ata që na lakmonin dhe të gjithë ata që na ndanin. Vetëm ne nuk ishim.Ai kongres famëkeq i dobësoi themelet e një struktureje të fortë të trashëguar me mileniume;qëllimi i qartë shuarja e më të vjetërve të kësaj aneje ;por gjuhën Shqipe nuk munden ta zhbënin,edhepse me  çkoqjen e copave nga terësia synohej shkapërderdhja dhe humbja e gjuhës sonë .Europa nuk ishte e vetëdijëshme që ne ishim ata që Europës ia dhamë Europën. “Shenjat e civilizimit të një populli janë ( e këto i kishim): si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë si sillet ai me gjuhën e tij. Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”(Erwin Chargaff) Ç`po ndodh tani?  ”E mjera shqipe,ç`i punojnë e s`ka gjuhë të ankohet” ! S`ka gjuhë se kishte për të na mallkuar; s`ka duar e shkelma se kishte për të na shkelmuar  ! Jemi të vetëdijshëm se ç`jemi duke i bërë?  E dijmë ne se viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës?

“Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”(Heidegger). E po ,nuk po i ua lë vetëm atyre ;se ata po flejnë ; disa po na e shtrembërojnë e disa po na e pasurojnë për ditë e më shumë me fjalë të huaja.

“…Shqiptaret flasin një nga gjuhët më antike dhe më të bukura të  botës. Gjuhët e ngjashme me  Shqipen janë zhdukur disa mira vite më pare dhe nuk fliten më në asnjë vend të tokës. Ato janë të gjitha gjuhë të vdekura, ndersa gjuha  e jonë jeton e flitet akoma sot, si në kohën e Pellasgëve….”  ( Sami  Frasheri ) . Jo i nderuari  Sami ,aty ku je në botën e amshuar! Nuk po e dijmë se sa të vlerëshme e kemi gjuhën. Me gjuhen shqipe po mirret krimi i organizuar . Krimi i organizuar po punon plot me zellë që ne të jemi bartës të në zhbërjeje të pa riparueshme mbi gjuhën Shqipe.

Diku është mbajtur një ”Kongres i Berlinit” për sakatosjen e Gjuhës Shqipe. Plani dhe vendimet e atij ”kongresi” po zbatohen në mënyrën më të zhdërvjelltë  ,dhe në mënyrë të heshtur zbatuesit  po veprojnë. Sulm mbi frazeologjinë , sulm mbi morfologjinë , sulm mbi sintaksën e saj, varfërim të begatisë shqipe.

Qëllimi është i paracaktuar ;të bëhët një gjuhë që as vetë shqiptarët mos ta njofin më për të vetën ; të sajohet një gjuhë që do i lëvizë eshtrat e të gjithë atyre që vdiqën për te. Të etshëm si vampirët për gjak e vrasje ; antishqiptarët  pa lënë gjurma gjaku por me dhëmbët gërryes  e thonjët e mbushur më të zeza shpirtrore po e bëjnë atë sot, çka s`kanë mundur të na bëjnë po të njejtit me qindra e qindra vjet përpara. Dikush më vonë do të thot: ia arrijtëm  që me ndihmën e vet shqiptarëve e ç`shqipesuam një nga gjuhët më të vjetra të globit. Gjuha shqipe ka ra në duar të krimit të organizuar. Krimi i organizuar mbi gjuhën shqipe po  e bënë atë që e ka vendosur ”kongresi ’ i ”miqve” tanë.  Tmerr!

 

Fahri Xharra , 08.08.12

One Response

  1. rareno thotë:

    hahah o zoteri edhe per shkak se nuk jam i profesionalizuar te bej nderhyrje sa i perket gjuhes, por ti aq shume gabon sa kam verjtje edhe te administratoret e faqes qe t’i lejojne ty keto shkrime qe te publikohen…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch