Home » Lajme, LKSH, Politikë, Vendore » KRIMINELËT AKUZOJNË PËR KRIME LUFTE

KRIMINELËT AKUZOJNË PËR KRIME LUFTE

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan.rexhepi@live.com

Preshevë

 

KRIMINELËT AKUZOJNË

PËR KRIME LUFTE

 

Një numër i madh i pjestarëve të xhandarmërisë serbe, orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, bastisi tetë lokacione dhe arrestoi gjashtë Shqiptarë të komunës së Bujanocit, sigurisht plotësisht të pafajshëm. Këto arrstime u bënë nën akuzën për krime lufte, kinse të kryera ndaj Serbëve. I njejti skenar, e njejta sjellje, e njejta akuzë, mu ashtu si ajo e datës 26 Dhjetor 2008 që ndodhi në Preshevë.
LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE, kërkon decidivisht, nga të gjitha subjektet politike Shqiptare të Luginës së Preshevës, që menjëherë të marrin qëndrime politike adekuate përballë Qeverisë së Beogradit. Nuk guxojmë të hamendemi më, nuk guxojmë e të mos veprojmë, duhet menjëherë të reagojmë se populli Shqiptar i Luginës së Preshevës është i lodhur e i stërlodhur përballë këtyre padrejtësive të mëdha, ai kërkon lirinë e vetë.

 

04. 5. 2012

Preshevë

LKSH

Orhan Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch