Home » Lajme, Ndërkombëtare » Kriteret e Kopenhagës

Kriteret e Kopenhagës

Zgjerimi historik i Bashkimit Evropian sipas kritereve të Kopenhgës

Zgjerimi historik i Bashkimit Evropian sipas kritereve të Kopenhgës. Në të gjelbërt: BE12 (1992). Blu: pranimet e viteve 19952004 dhe 2007.

Shtetet anëtare

Shtetet anëtare

Shtetet kandidate: IslandaMaqedoniaMali i Zi, Shqipëria,Serbia dhe Turqia

kanë nisur kërkesat.

Njihen nga BE si kandidatë të mundëshëm që nuk kanë bërë kërkesë për anëtarësim: Bosnia dhe Hercegovina dhe Kosova.

 

Kriteret e Kopenhagës janë rregulla që përcaktojnë në se një vend është gati të bashkohet me BE. Kriteret kërkojnë që shteti të ketë institucione që sigurojnë një qeverisje demokratike dhe të drejtat e njeriut, të kenë një ekonomi tregu funksionale dhe të miratojnë detyrimet dhe synimet e BE.

Këto kritere të anëtarësimit janë shtruar në qershor 1993 në Këshillin Evropian në Kopenhagen, Danimarkë, nga ku e kanë marrë emrin. Ja disa përfundime të Kryesisë së Kopenhageni.

Anëtarësimi kërkon që një vend kandidat të ketë arritur një qendrueshmëri të institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, respektin për mbrojtjen e pakicave, ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale, po ashtu edhe aftësinë për të konkuruar dhe forcat e tregut brenda Bashkimit.

Anëtarësia parasheh aftësinë e kandidatit t’u përgjigjet detyrimeve të anëtarësisë përfshi pranimin e synimeve të bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.

Shumica e këtyre elementëve janë sqaruar dhjetëvjeçarin e fundit nga ligjet e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, po ashtu ligjit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, ndodhin nganjëhere edhe keqinterpretime të lehta në disa shtete anëtare- disa shembuj do jepen më poshtë.

 

Kriteret e anëtarësimit në BE

Gjatë bisedimeve me secilin vend anëtar, vërehen përparimi në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës. Mbi këtë bazë, merren parasysh në se ky vend i veçantë duhet t’i bashkangjitet BE apo jo, apo cilat veprime ai ka nevojë të ndërmarrë para se të bëhet i mundëshëm bashkimi.

Kriteret e anëtarësimit në BE janë përcaktuar nga këto tre dokumente:

 

  • Traktati i Maastricht-it (Neni 49)
  • Deklarata e qershorit 1993 e Këshillit Evropian në Kopenhagen, dmth kriteret e Kopenhagenit, që përshkruajnë politikën e përgjithshme, në shumë hollësi.
    • politike
    • ekonomike
    • ligjore
  • Kuadri për bisedime me një shtet të veçantë kandidat
    • Kushtet specifike dhe të hollësishme
    • pohimi që thekson që anëtari i ri nuk mund të zërë një vend në BE, deri sa Bashkimi ta ndjejë që ka ende “aftësi përthithje” për këtë ngjarje.

Kur u ra në ujdi në vitin 1993, nuk kishte një mekanizëm që siguronte që cilido vend anëtar i BE i kishte përmbushur këto kritere. Megjithatë, u futën disa rregullime se si mund të përmbusheshin këto kritere, pasuar nga “masa ndëshkimore” drejtuar qeverisë austriake të Wolfgang Schüssel, që më 2000, nga 14 qeveritë e tjera të BE. Këto rregullime morën fuqinë më 1 shkurt 2003 përmes udhëzimeve të Traktatit të Nicës.

Kriteret gjeografike

Neni 49 (më parë neni 0) i Traktatit të BE (TEU) apo Traktati i Maastricht-it thotë që cilido vend evropian që respekton parimet e BE mund të bëjë kërkesë për bashkangjitje. Klasifikimi i vendeve si evropian është “subjekt i pranimit politik” nga Komisioni dhe me më shumë rëndësi- Këshilli Evropian.

Ndonëse ndonjë shtet evropian nuk është konsideruar si i mundëshëm për t’u bërë anëtar, ai  mund të shpresojë në shkallë të ndryshme integrimi brenda BE, por jashtë marrëveshjeve ndërkombëtare. Aftësia e përgjithshme e bashkësisë dhe e shteteve anëtare për të mbyllur marrëveshje asociimi me vende të treta është në zhvillim e sipër. Për më tepër, kuadro specifike për integrimin me vende të treta po dalin të ngutshme- përfshirë këtu Politikën Fqinjësore Evropiane (ENP). Kjo e zëvëndëson dukshëm procesin e Barcelonës që kishte dhënë më parë kuadrin për marrëdhëniet e BE me fqinjët mesdhetarë në Afrikën e veriut dhe në Azinë perëndimore.

ENP nuk duhet të ngatërrohet me Procesin e Stabilitetit dhe Asociimit për vendet e Ballkanit perëndimor apo për Zonën Ekonomike Evropiane. Rusia nuk bie brenda synimeve të ENP, por është subjekt për një kuadër të veçantë. Politika Fqinjësore Evropiane mund të interpretohet si një skicim i kufijve të Bashkimit për të ardhmen e parashikueshme.

Një mënyrë tjetër që BE integrohet me vendet fqinje është ajo përmes Bashkimit Mesdhetar, që përfshin vendet e BE dhe ato të Detit Mesdhe.

 

Kriteret politikë

Demokracia

Një qeverisje demokratike funksionale kërkon që të të gjithë qytetarët e vendit të kenë mundësi të marrin pjesë, mbi një bazë të barabartë, në vendimet politike në çdo nivel qeverisje, që nga komunat vendore deri të ato me të larta, kombëtare. Kjo kërkon gjithashtu zgjedhje të lira me fletëvotimi të fshehta, të drejtën për të ngritur parti politike pa ndonjë ndërhyrje nga shteti, qasje të ndershme dhe të barabartë për një shtyp të lirë, organizata të lira profesionale të punës, liri të mendimit personal dhe fuqi ekzekutive të shtrënguara nga ligjet dhe lejimin e një qasje të lirë për gjykatat të pavarura nga ekzekutivi.

 

Sundimi i ligjit

Sundimi i ligjit kërkon që autoriteti i qeverisë mund të ushtrohet vetëm në përputhshmëri me ligjet e dokumentuara, që janë përshtatur nëpërmjet një procedure të vendosur. Parimi synon të jetë një roje ndaj arbitraritetit në raste individuale.

 

Të drejtat e Njeriut

Të drejta të njeriut janë ato të drejta ku çdo njeri i ka si qenie njerëzore; të drejtat e njeriut janë “të patjetërsueshme” dhe u takojnë vetëm njerëzve. Në se një e drejtë është e patjetërsueshme, kjo do të thotë se ajo nuk mund t’i jepet, falet, shkëmbehet me tjetërkënd, apo t’i shitet ndokujt (dmth njeriu nuk mund të shitet si skllav). Kjo përfshin të drejtën për jetë, të drejtën për t’u përndjekur vetëm në përputhje me ligjet që ekzistojnë për rastet e kundërvajtjes, të drejtën për të mos u bërë skllav, të drejtën për të mos u torturuar.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara konsiderohet si formulimi më i autoritetshëm i të drejtave të njeriut, ndonëse në të mungon mekanizmi detyrues efektiv i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kërkesa për të qenë në një vijë me këtë formulim i ka detyruar disa kombe që i ishin bashkangjitur rishtazi BE që të përmbushnin ndryshime madhore në legjislacionin e tyre, në shërbimet publike dhe drejtësi. Shumë nga ndryshimet kanë të bëjnë me trajtimin  e pakicave fetare dhe etnike, ose heqjen e pabarazive në trajtimin e grupeve politike të ndryshme.

 

Respektimi i mbrojtjes së pakicave

Anëtarët e pakicave të tilla kombëtare duhet të jenë të aftë të kujdesen për kulturën e tyre të dallueshme dhe praktikat, përfshirë gjuhët e tyre (për sa kohë nuk janë kundër të drejtave të njeriut të popujve të tjerë, as ndaj procedurave demokratike dhe sundimit të ligjit), pa vuajtur ndonjë diskriminim. Një marrëveshje e Këshillit të Evropës, Marrëveshja Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (traktati nr. 157) e ka pasqyruar këtë parim.

Por Marrëveshja nuk përfshiu një përkufizim të qartë se çfarë e përbën një pakicë kombëtare. Si rezultat, disa shtete nënshkruese kanë shtuar deklarata zyrtare për këtë çështje.

 

“Republika e Austrisë deklaron që, për atë vetë, termi ‘pakica kombëtare’ brenda kuptimit të Marrëveshjes Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare kuptohet për të emërtuar ato grupe që vinë brenda fushës së aplikimit të Ligjit për Grupet Etnike (Volksgruppengesetz, Federal Law Gazette No. 396/1976) dhe që jetojnë dhe kanë tradicionalisht shtëpitë e veta në pjesë të territorit të Republikës së Austrisë dhe që përbëhen nga qytetarë austriakë me gjermanishten jo si gjuhë amtare dhe me kulturat etnike të veta të tyre”

  • Azerbaixhan: “Republika e Azerbaixhanit, duke pranuar vlerat universale dhe respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, deklaron që ratifikimi i Marrëveshjes Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe përmbushjen e kushteve të saj nuk kërkojnë ndonjë të drejtë për t’u zotuar në çdo veprimtari që shkel integritetin territorial dhe sovranitetin, ose sigurinë e brendëshme dhe ndërkombëtare të Republikës së Azerbaixhanit.
  • Belgjika: “Mbretëria e Belgjikës deklaron që Marrëveshja Kuadër zbatohet pa paragjykim të kërkesave kushtetuese, garancive ose parimeve dhe pa paragjykuar rregullat ligjore që rregullojnë përdorimin e gjuhëve. Mbretëria e Belgjikës deklaron që nocioni i pakicës kombëtare do përkufizohet nga një konferencë ndërministrore për politikën e jashtëme.”
  • Bullgaria: “Duke pranuar vlerat e Këshillit të Evropës dhe dëshirën për integrimin e Bullgarisë në strukturat evropiane, për sa i përket politikës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe tolerancës ndaj personave që u përkasin pakicave, dhe për integrimin e tyre të plotë në shoqërinë bullgare, Asambleja  Kombëtare e Republikës së Bullgarisë deklaron që ratifikimi dhe përmbushja e Marrëveshjes Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare nuk sjell zotimin për ndonjë veprimtari që dhunon integritetin territorial dhe sovranitetin e një shteti të njësuar bullgar, sigurinë e tij të brendëshme dhe ndërkombëtare.”
  • Danimarka: “Lidhur me depozitimin e instrumentit të ratifikimit nga Danimarka të Marrëveshjes Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, deklarojmë që Marrëveshja Kuadër duhet zbatuar për pakicën gjermane në Jutlandën Jugore të Mbretërisë së Danimarkës.”
  • Estonia: “Republika e Estonisë nënkupton me termin pakica kombëtare, që nuk është përkufizuar në Marrëveshjen Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, si vijon: konsiderohen si pakicë kombëtare ato qytetarë të Estonisë që banojnë në territorin e Estonisë- mbajnë lidhje afatgjatë, të qendrueshme dhe vazhdueshme me Estoninë; -dallohen nga estonezët mbi bazën e karakteristikave etnike, kulturore, fetare dhe gjuhësore; – motivohen nga meraku për të ruajtur së bashku traditat e tyre kulturore, fenë e tyre apo gjuhën e tyre, e cila përbën bazën e identitetëit të tyre të përbashkët.”
  • Gjermania: “Marrëveshja Kuadër nuk përmban një përkufizim të nocionit të pakicave kombëtare. Prandaj Palët Kontraktuese individuale përcaktojnë grupet për të cilat ato do zbatohen pas ratifikimit.  Pakicat kombëtare në Republikën Federale Gjermane janë danezët me shtetësi gjermane dhe anëtarët e Popullit Sorb me shtetësi gjermane. Marrëveshja Kuadër do zbatohet gjithashtu për anëtarët  e grupeve etnike që banojnë tradicionalisht në Gjermani, për Frizianët me shtetësi gjermane dhe për Sintit dhe Romët me shtetësi gjermane.”
  • Letonia: “Republika e Letonisë- duke pranuar diversitetin e kulturave, feve dhe gjuhëve në Evropë, që përbën njërën nga tiparet e identitetit të përbashkët evropian dhe një vlerë të veçantë për të,- Duke marrë parasysh përvojën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe dëshirën për hirësuar ruajtjen dhe zhvillimin e kulturave dhe gjuhëve pakicë, duke respektuar sovranitetin dhe identitetin kulturor- kombëtar të çdo shteti,- duke afirmuar rolin pozitiv të një shoqërie të integruar, duke përfshirë zotërimin e gjuhës shtetërore, jetën e një shteti demokratik,- duke marrë parasysh përvojën historike specifike dhe traditat e Letonisë, deklaron që nocioni “pakica kombëtare” që nuk është përkufizuar në Marrëveshjen Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëatre, do zbatohet në kuptimin e Marrëveshjes Kuadër për shtetasit e Letonisë që dallohen nga letonezët për sa i përket gjuhës, fesë apo kulturës së tyre, që kanë jetuar tradicionalisht në Letoni për breza me radhë dhe e quajën veten se i përkasin shtetit dhe shoqërisë së Letonisë, që duan ta ruajnë e ta zhvillojnë kulturën e tyre, fenë apo gjuhën. Personat që nuk janë shtetas të Letonisë apo të ndonjë shteti tjetër por që banojnë përherë dhe ligjërisht në Republikën e Letonisë, që nuk i përkasin ndonjë pakice kombëtare brenda kuptimit të Marrëveshjes Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare sikurse përkufizohet në këtë deklaratë, por që e njëjtësojnë veten me një pakicë kombëtare që plotëson përkufizimin që përmbahet në këtë deklaratë, do gëzojnë të drejtat e përshkruara në Marrëveshjen Kuadër, pavarësisht përjashtimeve që përshkruhen nga ligji. Republika e Letonisë deklaron që do zbatojë kërkesat e Nenit 10, paragrafi 2 të Marrëveshjes Kuadër pa paragjykuar ndaj Satversme (Kushtetutës) së Republikës së Letonisë dhe akteve ligjore që rregullojnë përdorimin e gjuhës shtetërore, që janë në fuqi aktualisht. Republika e Letonisë deklaron se do zbatojë kërkesat e Nenit 11, paragrafi 3 të Marrëveshjes Kuadër pa paragjykuar Satversme (Kushtetutën) e Republikës së Letonisë dhe aktet ligjore që rregullojnë përdorimin e gjuhës shtetërore që janë aktualisht në fuqi.”
  • Liechtenstein: “Principata e Liechtensteinit deklaron që nenet 24 dhe 25 në veçanti, të Marrëveshjes Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të 1 shkurtit 1995 duhet të nënkuptohen duke pasur parasysh faktin që asnjë pakicë kombëtare në kuptimin e Marrëveshjes Kuadër ekziston në territorin e Principatës së Liechteisnteinit. Principata e Liechtensteinit konsideron ratifikimin nga ana e saj të Marrëveshjes Kuadër si një akt solidariteti në pikëpamje të objektivave të Marrëveshjes.”
  • Luksembourg: “Dukata e Madhe e Luksemburgut nënkupton me ‘pakicë kombëtare’ në kuptimin e Marrëveshjes Kuadër, një grup njerëzish të vendosur prej shumë brezash në territorin e tij, duke e pasur kombësinë luksemburgase dhe duke pasur karakteristika dalluese në mënyrë etnike dhe gjuhësore. Mbi bazën e këtij përkufizimi, Dukata e Madhe e Luksemburgut është e bindur dhe vendos se “nuk ka pakica kombëtare” në territorin e vet.”
  • Malta: “Qeveria e Maltës rezervon të drejtën të mos jetë e kufizuar nga kërkesat e Nenit 15 për sa kohë që kjo sjell të drejtën për votim ose për të marrë pjesë në zgjedhje qoftë për Shtëpinë e Përfaqësuesve apo për Këshillat Vendore. Qeveria e Maltës deklaron që nenet 24 dhe 25 të Marrëveshjes Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të 1 shkurtit 1995 duhet të nënkuptohen duke pasur parasysh faktin se nuk ka pakica kombëtare në territorin e Qeverisë së Maltës. Qeveria e Maltës konsideron se ratifikimi i Marrëveshjes Kuadër si akt solidarizimi në pikëpamje të objektivave të Marrëveshjes.”
  • Nederlanda: “Mbretëria e Nederlandës do zbatojë Marrëveshjen Kuadër për Frizianët. Qeveria e Nederlandës e kupton që mbrojtja e ofruar nga neni 10, paragrafi 3, nuk ndryshon, pavarësisht nuancave në fjalë, nga ajo që ofron neni 5, paragrafi 2 dhe neni 6, paragrafi 3 (a) dhe (e) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Mbretëria e Nederlandës pranon Marrëveshjen Kuadër për Mbretërinë në Evropë.
  • Polonia: “Duke marrë parasysh faktin që Marrëveshja Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare nuk përmban përkufizim për nocionin e pakicave kombëtare, Republika e Polonisë deklaron që ajo nënkupton këtë term si pakica kombëtare që banojnë brenda territorit të Republikës së Polonisë në të njëjtën kohë që anëtarët e saj janë shtetas polakë. Republika e Polonisë do të përmbushë gjithashtu Marrëveshjen Kuadër nën nenin 18 të Marrëveshjes si konkluzion të marrëveshjeve ndërkombëtare të përmëndura në këtë nen, qëllimi i të cilit është të mbrojë pakicat kombëtare apo grupet e polakëve në shtetet e tjera.”

Rusia: “Federata Ruse konsideron që nuk ë ka të drejtë të përfshijë veten në mënyrë të njëanshme në rezervime ose deklarata të bëra ndërsa firmos ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, një përkufizim të termit “pakicë kombëtare”, që nuk përmbahet në Marrëveshjen Kuadër.

  • Sllovenia: “Duke marrë parasysh që Marrëveshja Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare nuk përmban përkufizimin e nocionit për pakicat kombëtare dhe prandaj i lihet Palëve Kontraktuale të përcaktojnë grupet që do konsiderohen si pakica kombëtare, Qeveria e Republikës së Sllovenisë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e brendëshme të Republikës së Sllovenisë, deklaron që këta janë pakicat autoktone italiane dhe hungareze. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e brendëshme të Republikës së Sllovenisë, kërkesat e Marrëveshjes Kuadër do zbatohen gjithashtu për anëtarët e bashkësisë rome, që jeton në Republikën e Sllovenisë.”
  • Suedia: “Pakicat kombëtare në Suedi janë Sami, finlandët suedezë, tornedalerët, romët dhe çifutët.”
  • Zvicra: “Zvicra deklaron që në Zvicër pakica kombëtare në kuptimin e Marrëveshjes Kuadër janë grupet apo individët inferiore ndaj pjesës tjetër të popullsisë së vendit apo të një kantoni, anëtarët e të cilit janë kombës zviceranë, që kanë lidhje jetëgjatë, të qëndrueshme dhe të vazhdueshme me Zvicrën dhe udhëhiqen nga vullneti për ta ruajtur bashkërisht atë që përbën identitetin e tyre të përbashkët, në veçanti kulturën e tyre, traditat, fenë ose gjuhën. Zvicra deklaron që kërkesat e Marrëveshjes Kuadër që rregullojnëqeverisin përdorimin e gjuhës në marrëdhëniet ndërmjet individëve dhe autoriteteve administrative janë të zbatuehme pa paragjykime ndaj parimeve që ka Konfederata dhe kantonet në përcaktimin e gjuhëve zyrtare.”
  • Republika e Maqedonisë: “Duke iu referuar marrëveshjes Kuadër dhe duke marrë parasysh amendamentet e fundit në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, Ministri i Punëve të Jashtëme paraqet deklaratën e rishikuar që zëvëndëson dy të parat lidhur me Konventën e parathënë:

Termi ‘pakicë kombëtare’ i përdorur në Konventën Kuadër dhe kërkesat e poa saj Konvente do zbatohen për qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë brenda kufijve të saj dhe janë pjesë e popullit shqiptar, turk, vlleh, serb, romë dhe boshnjak.

 

 

U arrit një ujdi (midis ekspertëve të tjerë ligjorë, grupeve të ashtuquajtur të Venecias) që kjo konventë u referohet cilitdo popull etnik, gjuhësor apo fetar që e përcakton veten si një grup i dalluar, që formon një popullsi historike apo të qenësishme historike dhe pakicë korrente në një zonë të mirëpërcaktuar dhe që mban marrëdhënie të qendrueshme dhe miqësore me shtetin ku jeton.

Disa ekspertë dhe vende donin të shkohej më tej. Pavarësisht, pakicat e tanishme sikurse popullsitë imigrante, nuk janë listuar askund nga vendet nënshkruese si pakica që kanë të bëjnë me këtë konventë.

Pas hyrjes së Rumanisë dhe Bullgarisë, pati kritika për faktin që ato nuk ishin kujdesuar aq shumë për mirëqenien e romëve, prandaj këta ia mësynë Evropës, vendeve të saj të zhvilluara dhe nisën të lypin.

Kriteret ekonomike

Kriteret ekonomike, po të flasim gjerësisht, kërkojnë që vendet kandidate të kenë një ekonomi tregu funksionale dhe që prodhuesit e tyre të kenë aftësinë ta përballojnë presionin e konkurencës dhe të forcave të tregut brenda Bashkimit. Kriteret e konvergjencës evropiane dhe Mekanizmi evropian i kursit të shkëmbimit ka qenë përdorur për t’i përgatitur vendet për t’ju bashkangjitur Eurozonës, si për anëtarët themelues ashtu edhe për ata të mëvonshëm.

 

Bashkimi ligjor

Më në fund, dhe teknikisht jashtë kritereve të Kopenhagës, vinë kërkesat e mëtutjeshme që të gjithë anëtarët e ardhëshëm të përshtasin ligjet e tyre në një vijë me ligjin evropian të ndërtuar historikisht nga Bashkimi, të njohur si ascquis communautaire. Në përgatitjen për çdo pranim acquis ndahet në kapituj të veçantë, secili ka të bëjë me fusha të ndryshme politikash. Për procesin e zgjerimit të pestë që përfundoi me pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë më 2007, kishte 31 kapituj. Për bisedimet me Kroacinë, Turqinë dhe Islandën acquis u copëtua në 35 kapituj.

 

Përktheu

Bardhyl Selimi, 10 maj 2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch