Home » Lajme, Opinione » Kriza politike në Shqipëri duhet të zgjidhet me një Qeveri teknike dhe me zgjedhje të parakohshme

Kriza politike në Shqipëri duhet të zgjidhet me një Qeveri teknike dhe me zgjedhje të parakohshme

Nue Oroshi

Kriza politike në mes të pushtetit dhe opozitës në Shqipëri e ka arritur pikën më të lartë të vlimit politikë. Dorzimi i mandateve nga ana e opozitës tregon se mjetet për të bërë një luftë politike të opozitës në parlamentin shqiptarë kanë përfunduar.Në anën tjetër kemi një veprim politikë të rrallë të opozitës që shumë pak ndodh në Demokraci.Shpesheherë ndodh që të bëhet bojkotimi i Parlamentit për një periudhë kohore por jo edhe djegja e mandatit.Meqense shumica parlamentare në Shqipëri dhe Qeveria e Shqipërisë nuk ka lanë rrugë tjetër të bashkpunimit me opozitën,një hap i tillë radikalë i opozitës dhe vendimi për djegjën e mandateve nuk lenë rrugë tjetër përpos zgjedhjeve të parakoshme.Lind pyetja sa e gjatë është rruga deri të mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri e cila duhet të arrihet përmes dialogut të të dyja palëve dhe jo rrugës së ashpër politike e cila mund të sjellë edhe viktima. Inatët politike të akumuluara dekada të tëra në Shqipëri në mes të partive politike dhe udhëheqësve të saj ka bërë që në Shqipëri shumë gjëra të mbesin mbrapa dhe të mosë ketë zhvillime pozitive. Në vend që politikanët në Shqiperi të mendojnë se si ta zhvillojnë bregedetin shqiptarë një perlë të mrekullushme bregdetare që na ka falë Zoti megjithë atë bukuri dhe ta shpallin prioritet shtetëror,ku munden të jetojnë vetëm nga zhvillimi i turizmit të gjithë shqiptarët që jetojnë në Ballkan,politikanët mirren me vetvetën dhe inatët politike.Prandaj unë mendoj se zgjidhja e vetme është formimi i një Qeverie Teknike e cila do të pregatitë zgjedhjët Parlamentare në Shqipëri,me parametra të zgjedhjeve në shtetet e zhvilluara perëndimore.

Do të ishte e udhës që garda e vjetër politike nga të trija partitë kryesore në Shqipëri,nga PS,PD,dhe LSI të mos kandidojnë fare nëpër lista zgjedhore për deputet të parlamentit shqiptarë. Shqipëria ka mjaftë djem dhe vajza të shkolluar si në Shqipëri po ashtu edhe jashtë saj që mund t´i marrin përgjegjësitë politike dhe fatin e shtetit shqiptarë  ta orjentojnë sa ma shpejtë drejtë Bashkimit Evropian.Një rol të rëndesishëm në këto lista duhet t´iu ipet edhe pasardhësve të familjeve antikomuniste të cilët janë sakrifikuar më së shumti për Shqipërinë Demokratike, si dhe diasporës atdhetare shqiptare.Diaspora shqiptare kudo që gjindët dhe pavarsisht se nga cila pjesë e Shqipërisë Etnike vjen ajo nuk duhet të kënaqet asnjëherë me dy- tre fjalime të politikanëve dhe me vendosjën e kollareve rreth qafës,apo marrjën pjesë në ndonjë Samit të Diasporës ku tentohet të përfitohet politikisht dhe ekonomikisht nga diaspora, por duhet punuar që ta zhvillojnë shtetin dhe kombin shqiptarë.   

Si përfundim Partitë politike në Shqipëri duhet të ulën në tavolinë dhe t´i caktojnë dy prioritete:

-Themelimi i një Qeverie Teknike me afat kohor deri në mbajtjën e zgjedhjeve të parakoshme dhe                                                                                                                                          -Caktimi i datës së zgjedhjeve të parakoshme.

Kjo duhet të ndodh sa ma parë.Nëse sërish vazhdohet me inatet shqiptare ku qeveria dhe partia në pushtet  mbajnë mbledhje në parlament sikur nuk ka ndodhur asgjë kurse në anën tjetër opozita të del në rruge gjatë tërë periudhës kohore ku caktohen mbledhjet parlamentare nga pozita,situata do të përshkallëzohet dhe do të kemi veprime të dhunshme që vështirë me pas të ndalën.Politikan

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch