Home » Lajme, Opinione » Kryeministri Haradinaj na premton Preshevarëve shtetësi të Kosovës,kurse Presidenti Thaçi kërkon për Kosovarët shtetësi shqiptare

Kryeministri Haradinaj na premton Preshevarëve shtetësi të Kosovës,kurse Presidenti Thaçi kërkon për Kosovarët shtetësi shqiptare

Shkruan: Refik HASANI

Kryeministri i Kosovës, z.Ramush Haradinaj, sivjet më datën 23 maj në Gjilan në cilësin  e të  nominuarit për Kryeministër të Kosovës, thekson, citojm: ,,Shteti i Kosovës  duhet me ua dhanë shtetësinë, të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

Kurse sot datë, 11 tetor 2017,Presidenti i Kosovës,z.Hashim Thaçi,në takimin që u mbajt gjatë vizitës së Presidentit Shqiptarë z.Ilir Meta në Prishtinë,thekson: ,,Se e vetmja shpresë në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm që në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë t’u jepet shtetësia shqiptare qytetarëve të Kosovës”, tha Presidenti Thaçi pas takimit me Metën.

Kryeministri i Kosovës, ju premton  shtetësinë Kosovare, të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Presidenti i Kosovës, kërkon që t’u jepet shtetësia shqiptare të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në këtë mesë qytetarët e  Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, kujt t’i takojn,Prishtinës apo Tiranë zyrtare t’i pajisë me nënshtetësi. Kjo është droja që mundë të mbetemi qytetarët të askujt. Këto deklarata jan tejet të pamatura.Të gjitha këto dhe sikur kan shpërfaqur që ka dallime edhe në mesë të Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës. Diskursi politik i mbajtur ishte dhe mbetët  jo i drejtë, i ndarë,i pa harmonizuar, larg koordinimit. Në radhë të parë ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët ndaj kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Dy Presidentët,dy Kryeministrat, dy Kryeparlamentarët duke përfshirë  dy Qeverit  dhe dy Parlamentet, do të duhej të ken në trajtim dhe tretman krejt unik për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e jo me dallim jo të vogla të thirren në ndërtimin e kësaj fryme të një qëndrimi.

Por, vazhdimisht kemi kërkur që na duhet një qëndrim i përbashkët,prandaj, Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të gjitha çështjet e shqiptarëve që jetojn në hapsirat tona etnike apo jashta tyre na duhet një qëndrim. Në kohën kur Serbia shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jan duke na fshirë  adresat e vendbanimeve  dhe shlyerja nga rexhistrat amë, kjo do të duhej të jetë interesim shtesë i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare  se sa të dekalorojn Kryeministri ndryshe  me Presidentin.

Kjo nënëkupton  që ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës herë na premtohet nënshtetësi të Kosovës e Presidenti kërkon që të gjithë Kosovarët të pajisen me pashaporta të Shqipërisë e ku mbetëm dhe të kujt jemi ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës kur nuk na pranon as vetë Serbia që ka obligim t’na pajis me dokumenta pasi po kërkojn të plotësojn kriteret   e BE-ës.

Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës sot kan mbetur banor të askujt.

 

11.10.2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore