Home » Lajme, Vendore » Kryeministri Haradinaj priti në takim Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun

Kryeministri Haradinaj priti në takim Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin  e APN-së, Shqiprim Arifin dhe të  LR-PDSH-së, Sami Salihun.

Në këtë takim, kryeministri është njoftuar për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se duhet të forcohen lidhjet dhe të vazhdojë komunikimi i rregullt për t’u angazhuar së bashku në zgjidhjen e problemeve në Luginë të Preshevës.

“Shprehim përkrahjen tonë për banorët dhe autoritetet lokale në tri komunat e Luginës së Preshevës, me qëllim të avancimit të zhvillimit dhe fuqizimit të rolit të kësaj pjese të rëndësishme”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës z.Haradinaj, udhëheqësit e dy subjekteve politike i përgëzoi për fushatën elektorale duke i  vlerësuar në favor të qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Z. Haradinaj e vlerësoi pozitivisht koalicionin në parim të APN-së dhe LR-PDSH-së si të natyrshe në pajtim me mentalitetin e ri politik që po krijohet në Komunën e Preshevës.
Arifi dhe Salihu kërkuan nga z.Haradinaj, që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë pjesë përbërëse e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e përkrahjes së Luginës në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit.

/kryeministria-kosoves/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.