Home » Lajme » Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka quajtur ekstremistë të gjithë ata që shtynë idenë e bashkimit kombëtar shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka quajtur ekstremistë të gjithë ata që shtynë idenë e bashkimit kombëtar shqiptar

Këto komente ai i bëri në Podgoricë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare. “Sot unë mendoj se interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian ka faktuar se është një komunitet apo është një rend, i cili bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin evropian. Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush. E vërteta është që popujt tanë dhe vendet tona kanë përkushtimin më të madh për integrimin në Bashkimin Evropian. Le të marrim shembullin e kroatëve. Kombi kroat votoi këto ditë pothuajse me 2/3 për integrimin në Bashkimin Evropian, çka tregon se qytetarët e vendeve tona, thellë në shpirtin e tyre, janë pro evropian dhe dëshirojnë integrimin në Bashkimin Evropian”, tha Berisha, transmeton Gazeta Tema.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch