Home » Opinione » Më shumë vrau njerëz Boko Haram se sa që vdiqën nga Ebola

Më shumë vrau njerëz Boko Haram se sa që vdiqën nga Ebola

XHAVITI ÇITAKUNigeria ka arritur sukses që ta vë nën kontroll epideminë e Ebola-s krahasuar me shtetet tjera afrikane, mirëpo në të njëjtën kohë ky shtet është fuqishëm i prekur nga organizata terroriste Boko Haram

Shkruan: XHAVITI ÇITAKU

Fillet e para  të sëmundjes vdekjeprurëse Ebola u raportuan në dhjetor të vitit 2013 në një vendbanim malor në Guine afër kufirit mes Liberisë dhe Sierra Leone. Më pas udhëtarët e bartën virusin përtej këtyre shteteve dhe në mars të vitit të kaluar në Liberi vdiqën tetë veta ndërsa në Sierra Leone gjashtë sish.

Nga Ebola vdiqën 8235 persona…

Në fund të muajt qershor të vitit që e lamë pas ishin të infektuar 759 veta, ndërsa kishin vdekur 467 nga kjo epidemi që përfshiu këto shtete afrikane. Ndërkaq, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2013 shifrat e të sëmurëve nga Ebola kishin shënuar rritje të madhe. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë WHO që i dha për opinion me katër janar të këtij viti që sapo ka filluar, shihet se 20.747 njerëz janë të infektuar. Nga ky numër i të infektuarëve vdiqën 8235 veta në shtetet e Afrikës Perëndimore.

Boko Haram vrau mbi dhjetë mijë persona

Nigeria ka arritur sukses që ta vë nën kontroll epideminë e Ebola-s, mirëpo në anën tjetër ky shtet afrikan po ballafaqohet me një problem shumë më të madh, të cilin po ia sjell organizata terroriste Boko Haram. Gazeta Nacional Post bën me dije se Boko Haram në këtë vend ka vrarë më shumë se dhjetë mijë veta vetëm gjatë vitit të kaluar. Po ashtu më shumë se një milionë banorë kanë qenë të shtrënguar të shpërngulën nga ky vend për të gjetur shpëtim në Çad dhe Kamerun. Dhe ç’është edhe më keq vrasjet ende po vazhdojnë.

Masakër e përgjakshme gjatë vikendit të shkuar

Me dhjetë janar, ditë e diel, shumë byro informative të botës raportuan se Boko Haram kishte kryer një masakër të përgjakshme. Ende nuk është e qartë se sa persona janë të vrarë, por thuhet se mund të jenë mbi dy mijë. Sulmi i kësaj organizate terroriste ishte koncentruar në qytetin Baga të Nigerisë që shtrihet afër kufirit me Çadin. Një dëshmitar i kësaj masakre të paparë që kishte arritur të shpetoj i kishte thënë Agjencisë AFP se duke ikur kishte shkelur në kufoma në një gjatësi prej pesë kilometrash.

Këto të dhëna kaq trishtuese duhet të zgjojnë ndërgjegjen e shteteve të fuqishme për të ndihmuar këtë shtet afrikan për të luftuar kundër kësaj organizate e cila po fut tmerr e frikë banorëve të këtij vendi. Nëse nuk ndihmohet Nigeria atëherë skenat e përgjakshme sikurse ajo e këtij vikendi që e lamë pas do të përsëritën, ndoshta, me një ritëm edhe më të shpejt.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch