Home » Lajme, Vendore » Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka bërë homazhe te varri i simbolit kombëtarë të lirisë së Kosovës, Adem Demaçi

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka bërë homazhe te varri i simbolit kombëtarë të lirisë së Kosovës, Adem Demaçi

Veseli tha se sot është një e e ditë e madhe për kombin tonë, dhe se në këtë ditë, kemi për obligim të jemi pranë kujtimit të atyre që me jetën e tyre nderuan kombin.

“I tillë ishte Adem Demaçi, simboli më unik i gjithë lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës”, tha Veseli.

Ai tha se gjithë jeta e Adem Demaçit ishte në shërbim të frymës së 28 Nëntorit, prandaj sot jemi këtu për të nderuar dhe për t’u përkulur para këtij burri të madh të kombit.

Po ashtu, kreu i Kuvendit ka bërë sot homazhe edhe tek varret e Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch