Home » Lajme » Kryesia e Klubit futbollistik “Tërnoci” në mbledhjen e mbajtur më 11.06.2011.del me këtë Komunikatë:

Kryesia e Klubit futbollistik “Tërnoci” në mbledhjen e mbajtur më 11.06.2011.del me këtë Komunikatë:

Edhe pse dashuria e madhe për sport, dhe kërkesë e vazhdueshme nga ana lidhjes futbollistike të rrethit të Pçinjës, dhe me shumë premtim që do të jenë fer dhe korrekt gjatë kampionatit ishte ajo që na bëri që të provojmë rikyçjen në aktivitetet sportive (futboll) , Kryesia e k.f. “Tërnoci” në mbledhjen e mbajtur në fund të muajit gusht të vitit 2010 me strukturat politike mori vendim që k.f . “Tërnoci” të kyçet në garat e ligës regjionale të rrethit të Pçinjës. Me fillimin e garave k.f “Tërnoci” dëshmoi se është një klub me traditë të lart kulturore dhe sportive, gjatë gjithë kampionatit e dëshmoi këtë me lojëra cilsore dhe me një sjellje impozante të tifozëve “Agallarët “që ishin lojtari i dymdhjet i k .f. “Tërnocit”.
Edhe pse vazhdimisht ishim në krye të tabelës dhe dolëm kampion edhe në gjysmë sezon dhe në fund të kampionatit, u improvizua një barazh nga njerëzit udhëheqës të ligës rajonale të rrethit të Pçinjës , edhe pse nuk kishte bazë ligjore sipas Rregullores të po kësaj Lige regjionale, kryesia e klubit ka kërkuar disa herë vendimin e marrë nga udhëheqësia e ligës së rrethit të Pçinjës ose proces verbalin nga kjo mbledhje kur ashtë marr ky vendim, kurrë nuk kemi marr përgjigje as gojore as me shkrim, kjo dëshmon të kundërtën e asaj që ashtë kërkuar që k.f “Tërnoci” të integrohet në gara , dhe garat do të jenë “fair-play”.
Andaj ne jemi thellë të indinjuar nga këto të cekura më lart, sikurse u dëshmua edhe në ndeshjen e barazhit të luajtur më 10.06.2011. në mes të kf.”Tërnoci” dhe k.f “Nebeski Angjeli”, ku gjithçka u kuptua se ajo ndeshje kishte skenarin e përgatitur për çka edhe kemi dyshuar vazhdimisht.
Në vijim do të cekim të gjitha padrejtësit të cilat ndodhën gjatë zhvillimit të kësaj loje, organizimi i ndeshjes u bë nga lidhja regjionale e rrethit të Pçinjës me pretekst se do ta organizoj një ndeshje “fer”, këto munguan sikur që tregojnë plotë dëshmi, premtimet kanë qen se do të jetë prezent auto ambulanca (auto ambulanca ishte vetëm për foto, pa stafin përgjegjës ku kjo u vërtetua gjatë lëndimit të portierit të k.f.”Tërnoci” , i cili ishte në rrezik për jetë dhe u vërtetua nga mjeku që ishte prezent dhe që kërkoi të transportohet për në spital, por ajo nuk ndodhi për shkak se nuk ishte fare personi i cili ishte i angazhuar për autoambulancën.
Sigurimi i publikut për të cilin organizatori patë premtuar se do të jetë në nivel , nuk ka qen në rregull se njerëzit përgjegjës të k.f. “Tërnoci” u gjuajtën me gjësende të ndryshme , dhe u fyen në baza nacionale .
Ajo çka vendosi në dis favor të k.f “Tërnoci” ishte referimi skandaloz i treshes së referëve e cila ishte kurdisur nga personi përgjegjës për delegimin e referëve Srgjan Stajiç i njohur me nofkën “Dida”i cili ashtë edhe i punësuar në bazën ushtarake Cepotin , por jo vetëm nga ky por si duket edhe më lartë .
Ishim të dëmtuar së paku për dy e më shumë gola dhe për disa pozicione jashtë loje që nuk ekzistonin, ku këtë mund ta dëshmojmë edhe me dëshmi nga video incizimi të cilat i posedojmë.
K.f. “Tërnoci” të gjitha dëshmitë që i posedon do të i dërgoj në organet më të larta të federatës së futbollit për marrëzirat e njerëzve përgjegjës , që luajnë me djersën dhe fatin e djelmoshave tanë.
Kryesia e k.f “Tërnoci” i falëmnderon lojtarët të cilët e përfaqësuan denjësisht k.f. “Tërnoci” për angazhimin dhe disiplinën e tyre gjatë tërë sezonit , në veçanti publikun për tifozëri të pa parë në këto troje , dhe për përkrahjen që na dhanë gjatë gjithë kampionatit 2010/2011, sidomos pushtetin lokal për përkrahjen morale dhe materiale dhe të gjithë sponsorët tjerë që na ndihmuan si në aspektin material , moral dhe medial që të jemi sa ma të fuqishëm .
Një është e sigurt se ne jemi fitues moral të kësaj gare , por edhe diçka më shumë se kjo , sepse është dëshmuar se K.f Tërnoci është burim i edukatës , kulturës humanitetit po edhe i trimërisë për çka edhe është dëshmuar , prandaj ne do të vazhdojmë këtë rrugëtim me apo pa këto gara, njofton kryesua e KF “Tërnocit”.

RTV Presheva

I would highly recommend this and encourage staff to start by working within your school’s common http://www.essaysheaven.com/ hashtag before swimming out into deeper water

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch