Home » Lajme, Vendore » Kryesia e rinisë së ”Vatrës” -Komunikatë

Kryesia e rinisë së ”Vatrës” -Komunikatë

Komunikatë

Në vigjilje të shënimit të 8 vjetorit të themelimit të shoqatës “Vatra”,  sot është mbajtur takimi i përjavshëm i kryesisë së rinisë së Shoqatës.
Gjatë këtij takimi është bërë analiza e të bëmave që kreu rinia e “Vatrës” nga korriku i kaluar e deri tani, si dhe u diskutua për hapat që do të ndërmarr Shoqata në të ardhmen, pas 8 viteve funksionimi të sajë.
Kryesia e rinisë një zëri përkrahu idenë e shumë anëtarëve të kryesisë së “Vatrës” dhe të qytetarëve në vazhdimësi, e në veçanti idea e dalë nga tubimi i 4 majit, ku qytetarët dhe simpatizantët e Shoqatës kërkuan që “Vatra” të merrë pjesë në zgjedhjet lokale të këtijë viti.
Kryesia e rinisë së shoqatës “Vatra” kërkon nga Kryesia Qendrore që sa më shpejtë të ftohet Këshilli i Përgjithshëm dhe të vendoset për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Rinia e Shoqatës konsideron se “Vatra’ ka mundësi dhe kapacitet të jetë një subjekt serioz në zgjedhjet e ardhshme, këtë gjë e bazojmë në kuadrot që ka “Vatra” dhe ato që po ofrohen dita-ditës.
Ne gjithashtu urojmë të gjithë simpatizantët dhe anëtarët e “Vatrës” në këtë përvjetor, dhe urojmë që ky të jetë përvjetor i rëndësishëm për  qytetarët e Anamoravës.

Gjithashtu me këtë rast të gjithë besimtarëve Myslimanë, i urojmë muajin e shenjtë të Ramazanit, duke i uruar axhërim të lehtë.

Gjilan, më 08.07.2013                                                         Kryesia e rinisë së ”Vatrës”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch