Home » Lajme » Kryesia e UDSH-së për Medvegjë del në zgjedhje me listë të përbashkët me PVD-në

Kryesia e UDSH-së për Medvegjë del në zgjedhje me listë të përbashkët me PVD-në

Kryesia e UDSH-së për Medvegjë, duke pasur gjithnjë në konsiderim interesin e gjithë shqiptarëve të Medvegjës, del në zgjedhje me listë të përbashkët me PVD-në. Kryesia e UDSH-së për Medvegjë, pas një analize të mirëfilltë, serioze e me përgjegjësi të lartë politike, si dhe pas një diskutimi të gjatë, konkret, kritik e analitik, duke pasur gjithnjë në konsiderim interesin e gjithë shqiptarëve të Medvegjës, situatën aktuale politike dhe rrethanat e tjera në të cilat zhvillohen zgjedhjet aktuale, e në funksion të unitetit të popullatës shqiptare të Medvegjës, pas një sërë përpjekjesh të pasuksesshme për një listë të përbashkët me subjektin tjetër politik, PVD-në. Ky vendim është arrit ashtu që UDSH nuk do të dalë me listë të veçantë – të dytë shqiptare për këshilltarë për Kuvendin Komunal të Medvegjës, në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 6 maj 2012, UDSH fton elektoratin demokratik ta mbështesë listën e shqiptarëve të Medvegjës, UDSH e falënderon elektoratin për gatishmëri në mbështetjen dhe seriozitetin për unitetin e shqiptarëve të Medvegjës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch