Home » Lajme, Ndërkombëtare, Opinione » KRYESIA QËNDRORE E LDK MIRËPRITI NË PRISHTINË KRYETARIN JAKUP GERGURI E ANTARË TË NËNDEGËS SË LDK NË NRW TË GJERMANISË

KRYESIA QËNDRORE E LDK MIRËPRITI NË PRISHTINË KRYETARIN JAKUP GERGURI E ANTARË TË NËNDEGËS SË LDK NË NRW TË GJERMANISË

Nga Hilmi GASHI – Gjermani*

Kryesia Qëndrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës mirëpriti në Prishtinë një delegacion pune të LDK të Gjermanisë, nga Nëndega e LDK-së në NRW (landi i North Rhine Westphalia), të cilët kanë ardhë për t’u bërë pjesë e Fushatës për Zgjedhjet e Parakohshme në Kuvendin e Kosovës, për fitoren e pritshme, të madhe e meritore të LDK-së në 6 tetorin 2019.
Gjatë këtij Takimi vëllazëror e të frytshëm Kryesinë e LDK-së e informuan për përgatitjet dhe ecurinë e Fushatës Zgjedhore nëpër të cilën po kalon Lidhja Demokratike e Kososvës (LDK) me Listën e Kandidatëve për Deputetë, e prirë nga Kryeministrja në ardhje, znj. Vjosa Osmani, profesoreshën e Universitetit të Prishtinës, me gradën doktore e shkencave nga Universiteti i Pitsburgut në SHBA, në tre mandate deputete e Kuvendit të Kosovës, ish shefe e kabinetit të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Kosovës, deputetja femër më e votuar në historinë e Kuvendit të Kosovës.
Z. Besian Mustafa në fjalën e tij, në vazhdim, tha: “E kanë të vështirë qytetarët e Kosovës të veçojnë pesë kandidatët për votim, sepse Lista e LDK- së nga numri 1 gjer në numrin 110 janë që të gjithë kandidatë me vlera të larta kombëtare, intelektuale dhe patriotike, prandaj është e vështirë të veçohen pesë prej tyre për t`u votuar”.
Z. Ismet Beqiri e falenderoi Mërgatën Shqiptare, në veçanti Nëndegën e LDK-së në NRW të Gjermanisë, për kontributin e dhënë nga/në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, për Kombin Shqiptar në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, si dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Z. Jakup Gerguri, kryetari i Nëndegës të LDK-së nga NRW e Gjermanisë (i këtij landi gjerman: North Rhine Westphalia, me sipërfaqe 34 mijë km. katërorë e mbi 18 milionë banorë, me GDP mbi 36 mijë Euro për frymë) e informoi Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për organizimin e Nëndegës së LDK-së në NRW të Gjermanisë për veprimtaritë e tyre në Mërgatë dhe për pjesëmarrjen e tyre aktive në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë, në atdheun e tyre, në vendlindjen e vet, për tw kontribuar sadopak në fitoren e madhe të LDK-së, me kryeministre në ardhje, dr. Vjosa Osmani, përndryshe e cilësuar kohët e fundit dhe si “Merkeli i Kosovës”.

Prishtinë, tetor 2019

  • Antar e veprimtar i kahershëm i LDK-së në Gjermani e në Drenicë të Kosovës, Veteran i Luftës së Kosovës, i nderuar së fundit dhe me Çmimin “Ahmet Krasniqi”, i cili prej ditësh ndodhet në Drenas e në Kosovën dardane e rugoviane me njw delegacion (dwrgatw) tw Nëndegës sw LDK-së në NRW të Gjermanisë, për të ndihmuar në fitoren e LDK-së me kryeministre në ardhje, Vjosa Osmanin, në këtë Elektoriadë të 6 Tetorit 2019.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch