Home » Lajme » Kryesocialisti Edi Rama, në Preshevë

Kryesocialisti Edi Rama, në Preshevë

Në një të ftohtë të madh, shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë dalë në sheshin e qytetit për të pritur kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. 
Me tinguj muzike, lule e fotografi Rama është shoqëruar deri në sallën e Kuvendit të Preshevës. Salla ka qene ë vogël për të gjithë të interesuarit në promovimin e librit të tij “Kurban”. Rama tha se ndonjëherë politika ndikon tek artistët dhe se është i vështirë qëndrimi anash. Ai u ka folur preshevarëve për mungesën e elitës pas ndryshimeve të demokracisë.

Nuk ka kaluar pa u prekur edhe raporti Rama-Berisha me shqiptarët jashtë.

“Si president Sali Berisha hapi rrugën e kontrabandës së naftës me Beogradin, në kohën kur Serbia dhe Beogradi ishin nën embargo si një regjim i papranueshëm për shkak të sjelljes me të tjerët në ish-Jugosllavi, e posacërisht me Bosnjën e Kosovën”, tha Rama.

Rama ka theksuar se për Luginën nevojitet një qasje e re në pajtueshmëri me politikat europiane për pakicat.
“Mendoj që nëpërmjet Serbisë dhe Shqipërisë problemi për t’u trajtuar dhe zgjidhur në ato aspekte që nënkupton edhe Parlamenti Europian, është Lugina e Preshevës. Kjo është bindja ime dhe për këtë bindje, mbi këtë bindje ne kemi një sërë idesh”, u shpreh kreu i PS-së.

Tashmë që Kosova është një Republikë e pavarur dhe një shtet sovran, tashmë që cështja e Kosovës është një cështje e zgjidhur, angazhimi i Shqipërisë në raport me shtetin serb duhet të përqendrohet tek problematika e Luginës së Preshevës.

Shqiptarët e kanë pyetur se si mund të ndihmohen. Rama ka folur për libra, shkolla që mund të ndërtohen dhe një maternitet i ri, një nismë ballkanike për pakicat dhe një Universitet në Preshevë.

Në Twitter Rama ka shkruajtur se do t’i kërkohet me urgjencë parlamentit shqiptar që të miratojë fonde për ndërtimin e një materniteti në Preshevë dhe të paktën të dy shkollave këtë vit
Rama nuk ka harruar atë që unifikon shqiptarët jashtë kufijve.

“Jeni dëshmitarë të transformimit rrënjësor social dhe fuqisë që i ka dhënë Luginës futja e televizionit nga Shqipëria përmes Digitalb. Nuk dua t’i bëj reklamë Digitalb, por dua që këtu të nderoj kujtimin e një miku që nuk jeton më, një gjeni, një patriot. Kur më ka folur për herë të parë për Digitalb, më ka thënë që Digitalb do të jetë mësuesi i gjuhës shqipe për të gjitha ato familje që nuk jetojnë në Shqipëri”, deklaroi Edi RamaRama.

Ramës i është dashur të përgjigjet për shumë pyetje të qytetarëve që gjithnjë presin vizitat e politikanëve nga Shqipëria e Kosova. Radha ka qenë e gjatë edhe për librat me dedikim. Ndërsa më pas ka vazhduar me një drekë pune me liderët shqiptarë ku ka kërkuar unitet për çështjet madhore.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch