Home » Lajme, Vendore » Kryetari Arifi dhe TIKA: Numërohen ditët e hapjes së shkollës

Kryetari Arifi dhe TIKA: Numërohen ditët e hapjes së shkollës

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot ka takuar në Beograd kordinatorin e Agjencionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Turqisë-(TIKA) për Serbi, Emrah Ustaomer.

Temë e këtij takimi të rëndësishëm  ishin përgatitjet e fundit dhe kordinimi i aktiviteteve rreth procedurës së inagurimit të objektit shkollor ‘Muharrem Kadriu”, në lagjen e strukarëve në Tërnoc, ndërtimin e të cilit e ka financuar organizata e sipërpërmendur.

“ Pothuaj se gjithçka është gati që objekti t’i dorëzohet në shfrytëzim më të dashurve tanë, nxënësve. Kanë mbetur vetëm se disa mangësi të vogla teknike të rregullohen para se të ndodh pranimi teknik i objektit dhe më pas ai të hapet në mënyrë solemne “, ka deklaruar pas përfundimit të këtij takimi, kryetari Arifi.

Nëse  gjithçka ecën sipas parashikimeve, nxënësit e një pjese të Tërnocit, këtë vit shkollor, mësimet do t’i ndjekin në objektin më modern të arsimikt fillor në Luginë, objekt ky i ndërtuar falë ndihmës së shtetit turk përmes organizatës TIKA tha kryetari Arifi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch