Home » Lajme, Vendore » Kryetari Bujanocit Nagip Arifi, takim me kryetarin e Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati

Kryetari Bujanocit Nagip Arifi, takim me kryetarin e Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar nga zv.kryetari i Komunës, Shqiprim Musliu, shefi i kabinetit të kryetarit, z.Sali Salihi dhe këshilltari i Kuvendit komunal, Nazmi Duraku janë pritur nga kryetari i Komunës së Kamenicës z.Qëndron Kastrati dhe zv. kryetari Faton Jakupi. 

Takimi pati frymën e bashkëpunimit mes dy komunave, si komuna fqinje kufitare ku përmes bashkëpunimeve ndërkomunale të ofrohen kushte sa më të mira infrastrukturore e sociale. 

Kryetari i Komunës së Bujanocit z.Arifi shprehet i gatshëm për të filluar projekte të përbashkëta infrastrukturore që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve të të dy komunave, në veçanti të fshatrave në brezin kufitar. 

Edhe nikoqirët e këtij takimi u zotuan për bashkëpunim të ngushtë duke pasur në konsideratë qytetarin dhe duke shpresuar që këto ide të jetësohen së shpejti.

“Bashkëpunim ndërkomunal mes Bujanocit dhe Kamenicës. Projekti i parë do të jetë ndërtimi i urës Breznicë – Karaçevë.” shprehet z. Arifi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch